Rëndësia e këmbënguljes

Rëndësia e këmbënguljes

(Historia e bambusë kineze)

Thuhet që në Kinë ekziston një bimë shumë e veçantë bambuje. Gjithçka nis si me bimët e tjera:
Bujku përgatit terrenin dhe mbjell farën. Më pas nis ta ujisë, ta prashisë dhe pret… Bambuja si gjithë bimët e tjera ka nevojë për përkujdesje, vëmendje, përkushtim, ujë, diell dhe bujku i merr përsipër të gjitha këto; ai ujit, përdor plehun kimik, heq barërat e këqija dhe pret…
Kalon viti i parë i punës, por nuk ndodh asgjë. As edhe një filiz i vogël nuk denjon të dalë mbi dheun e punuar.
Nis viti i dytë dhe bujku sërish kujdeset për tokën; e ujit, heq barërat e këqija, e pleheros dhe pret me padurim të shohë bimët e bambusë të holla, të gjata e të forta.
Me to kërkon të sigurojë përfitimin e merituar ekonomik për familjen e tij, por asgjë…

Nis viti i tretë. Tashmë bujku ka shpenzuar shumë kohë, energji, mundim dhe para në aktivitetin e tij, por sërish asgjë. Po viti i katërt? As edhe një gjë dhe në vitin e katërt. Aty nga viti i pestë del nga toka një copëz kërcelli bambuje që fillon të rritet me një ritëm shumë të shpejtë.
12 metra në vit.
Lind pyetja: bima vërtetë në këto 12 muaj u rrit? Sigurisht që jo!
Kjo është vetëm maja e ajsbergut të një proçesi shumë më të gjatë në kohë.
Për 5 vjet plot bambuja është zhvilluar në fshehtësi thellë në tokë. Rrënjë të fuqishme përgatiteshin për t’i lejuar kërcellit të bambusë të bënte daljen e tij triumfuese.
Historia e bambusë kineze na tregon se nuk është e thënë që kur nuk vëmë re gjë, vërtetë nuk po ndodh gjë.
Kjo ndodh si për gjërat pozitive;
si në rastin e krijimit të një jete të re, ashtu dhe për gjërat negative,
si psh kur një person që pi duhan për vite me rradhë dhe nuk ndjen asgjë, kur papritmas sëmuret.

Historia e bambusë kineze më pëlqen pasi tregon se disa ndryshime drastike ose të papritura mund të jenë rezultat i një evolucioni të ngadaltë që ndoshta nuk arrijmë ta perceptojmë dot, por që ekziston.
Le të mendojmë për shkollimin për një çast dhe konkretisht për mënyrën sesi disa fëmijë përparojnë në mënyrë të rregullt dhe të vazhdueshme, ndërkohë që disa të tjerë duken sikur kanë ngecur në vend numëro.
Sidoqoftë, ka mes tyre “fëmijë bambu” që pasi kanë mbërritur në një stad të caktuar të paperceptueshëm të evoluimit , fillojnë më pas të bëjnë hapa gjigande duke rekuperuar shpejt atë hendekun që kishte mes tyre dhe fëmijëve të tjerë. Madje, ndonjëherë e tejkalojnë këtë hendek.

Kjo është e njëjta dinamike që shohim në psikoterapi, në proçesin e zhvillimit spiritual apo rritjes personale.
Nuk vjen njohja e proçeseve kulturore që akumulojmë në mënyrë konstante dhe graduale duke memorizuar sa më shumë nocione.
Ndryshimet që prekin shpirtin tonë, psiqikën tonë, vijnë kryesisht sipas mënyrës së bambusë.
Prandaj, ne arrijmë në një stad superior vetëdije nga e cila vështirë të kthehemi mbrapsht.

Përtej historisë së bambusë kineze ajo që duhet të dimë është se asnjë nga përpjekjet që bëjmë nuk shkon kot.
Çdo mundim i yni herët a vonë do të japë frytet e saj, edhe pse nuk është e mundur të parashikojmë me saktësi kur do të jetë ky moment.
Në një periudhë si kjo e tanishmja, të dominuar nga ankthi për të arritur gjithçka menjeherë, historia e bambusë kineze na mëson vlerën e këmbënguljes, punës së vazhdueshme dhe të mos dorzuarit.

Artikulli paraprakStrategjia e motivimit të fortë
Artikulli tjetërSTUDIMI/ Efektet e pandemisë në borxhin global: një “mal”!