Sipas një raporti të përvitshëm të Ember dhe Agora Energiewende, europianët u furnizuan me më shumë energji elektrike nga burime të rinovueshme se sa nga lëndë djegëse fosile.
Raporti, i cili monitoron tregun energjetik të BE-së që nga viti 2015, zbuloi se burimet e rinovueshme prodhuan 38% të energjisë elektrike vitin e kaluar, krahasuar me 37% të furnizuar nga lëndët djegëse.
Ndryshimi vjen pasi burime të tjera si energjia e erës dhe ajo e diellit, janë rritur në Bashkimin Europian. Të dyja burimet janë thuajse dyfishuar që nga 2015, dhe vitin e kaluar përfaqësonin një të pestën e prodhimit të energjisë elektrike në vendet e BE-së, sipas raportit. Ky është edhe rajoni, ku energjia e prodhuar nga qymyri është reduktuar me 20% vitin e kaluar, duke përfaqësuar vetëm 13% të energjisë elektrike të prodhuar në Europë.
“Rritja e shpejtë në energjinë e prodhuar nga era dhe atë diellore ka detyruar energjinë e prodhuar nga qymyri të bjerë, por ky është vetëm fillimi” – tha Dave Jones, analist i lartë i energjisë elektrike për Ember dhe autori kryesor i raportit në një deklaratë. “Europa po mbështetet tek energjia e erës dhe ajo diellore, jo vetëm për të garantuar eliminimin gradual të qymyrit brenda 2030-s, por edhe për të eliminuar gradualisht prodhimin e gazit, të zëvendësojë mbylljen e termocentraleve bërthamore dhe të përmbushë kërkesën në rritje të energjisë elektrike nga makinat elektrike, nga pompat e nxehtësisë dhe nga elektrolizuesit.”
Masat kufizuese vitin e kaluar rezultuan në më pak kërkesë për energji elektrike në të gjithë globin. Kërkesa europiane u ul me 4% në vitin 2020, sipas raportit, i cili tha se tendencat e Covid nuk kishin asnjë efekt në rritjen e burimeve të ripërtëritshme të energjisë. Që nga viti 2015, emetimet e energjisë elektrike në Europë regjistruan një rënie historike, duke u bërë 29% më të pastra, thekson raporti.
“Rimëkëmbja ekonomike e post-pandemisë nuk duhet ta ngadalësojë betejën klimatike” – tha Patrick Graichen, drejtues i Agora Energiewende, në një deklaratë. “Kemi nevojë për një politikë të fortë klimatike – si në Greed Deal – për të siguruar progres të qëndrueshëm”.
Burimi: CNN