Qytetarët e Kosovës tërhoqën mbi 180 milionë nga Trusti

61

Qytetarët e Kosovës deri më tani kanë tërhequr nga Trusti 186 milionë euro.

Nga dhjetori i vitit të kaluar e deri në fillim të këtij muaji, mbi 400 mijë kontribuues kanë aplikuar për tërheqjen e 10 për qindëshit.

Vlera e mjeteve që kanë tërhequr qytetarët e Kosovës nga Trusti i Kursimeve Pensionale kap shumën e 186 milionë eurove.

Ndërkaq, deri në javën e parë të janarit 2021, mbi 400 mijë kontribuues kanë aplikuar për tërheqjen e 10%-shit.

“Deri në javën e parë të janarit 2021, mbi 400 mijë kontribuues kanë aplikuar suksesshëm për tërheqjen e 10%-shit”, kanë treguar nga Trusti.

Sa i përket vlerës se mjeteve që kanë tërhequr kontribuuesit nga 10 %, në Trust kanë treguar se kjo shumë kap vlerën e 186 milionë euro.

“Deri më tani vlera e mjeteve që kanë përfituar kontribuuesit nga tërheqja e 10%-shit është rreth 186 milionë euro”.

Në bazë të Ligjit për rimëkëmbje ekonomike, qytetarëve të Kosovës i’u mundësua tërheqja e 10 për qind të shumës së siguruar për kursime pensionale.

Bazuar në Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike, kontributpaguesit që kanë kursime deri në shumën 10 mijë euro, në rast të tërheqjes së 10 përqindëshit nga ana e tyre, Qeveria e Kosovës do t’i kompensojë ata brenda pesë vjetëve të ardhshme. kurse, kontribuuesit që kanë më shumë se 10 mijë euro, s’do të kompensohen.

Sipas të dhënave të Fondit të Kursimeve Pensionale, rreth 92 për qind e kontributpaguesve kanë mjete nën 10 mijë euro, kurse tetë për qind mbi 10 mijë euro.

Fondi Pensional i Kosovës kohë më parë kishte publikuar të dhënat sesa është vlera që qytetarët i kanë në llogaritë e tyre.

Sipas Trustit, rreth 213 mijë kontributpagues kanë deri në 1,000 euro në llogaritë e tyre, apo 33 për qind e tyre. Po ashtu, deri 5,000 euro kanë 30 për qind e kontributpaguesve, apo rreth 195 mijë qytetarë.

Deri në 100 euro në llogaritë e tyre në Trust i kanë 105 mijë qytetarë.

Nga numri total i kontribuueseve në Trust, 12 për qind e tyre kanë deri 10 mijë euro.

Deri në 20 mijë euro në llogari kanë mbi 40 mijë qytetarë ose 6 për qind, kurse mbi këtë vlerë janë rreth 13 mijë qytetarë apo vetëm 2 për qind e kontribuueseve. Pra, vetëm 8 për qind e kontribuueseve kanë mbi 10 mijë euro në llogaritë e tyre.

Aktualisht sipas Trustit, numri i përgjithshëm i kontribuueseve është 639,264.