Booking.com / Tendencat e udhëtimeve në vitin 2021

Sipas Booking.com, pandemia e COVID-19 do të ndikojë tek udhëtimet që do të planifikohen në vitin 2021 jo vetëm në zgjedhjen e destinacionit, por edhe stilin që do të adoptojmë

 

Platforma zbuloi pesë tipologji udhëtimi të reja për vitin 2021, duke shpresuar të motivojë dhe nxisë udhëtarët të jetojnë një përvojë, që të pasqyrojë preferencat e reja….

 

1. Udhëtimet vetëm

Do të rritet ndjeshëm numri i udhëtarëve që do të udhëtojnë vetëm – dëshira për të udhëtuar do t’i shtyjë njerëzit të udhëtojnë edhe vetëm këtë vit. Sipas të dhënave, para pandemisë, vetëm 17% e udhëtarëve kishte planifikuar një udhëtim vetëm, ndërsa 30% e të intervistuarave deklaron se dëshiron të udhëtojë vetëm për një aventurë në të ardhmen.

Duke marrë në konsideratë se 42% e të intervistuarve pohon se dëshiron të udhëtojë më shumë për të rikuperuar mundësitë e munguara në 2020-n, ky mendim do të jetë pa dyshim nxitje për t’u nisur drejt atij udhëtimi vetëm, që ju ndryshon jetën përgjithnjë.

 

2. Luksi për t’u çlodhur

Pas ndalimit të papritur të udhëtimeve në vitin 2020, vetëm ideja për t’u nisur është bërë një luks i vërtetë. Kërkimet tregojnë se megjithëse të gjithë e perceptojnë nevojën e kthimit për të udhëtuar, vetëm 13% po planifikojnë një udhëtim të gjatë, si për shembull rezervimi i një vile apo hoteli me 5 yje. Pjesa më e madhe (51%) duan të arratisen nga të gjithë dhe gjithçka. Relaksimi absolut është luksi i vërtetë i vitit 2021.

 

3. Udhëtime në flluskë

Viti 2020 na ka mbajtur larg, për shumë kohë, nga miqtë dhe familjarët. Sondazhet e Booking.com tregojnë se sa distanca është në gjendje të forcojë dashurinë – në planet e ardhshme, 61% e udhëtarëve do të vizitojë të afërmit, dhe 36% e të intervistuarve rrëfyen se biseda për udhëtime me miqtë dhe të afërmit shërben si stimul për t’iu rikthyer udhëtimeve.

 

4. Arratisje të paharrueshme në fundjavë

Për shkak të shqetësimit të përgjithshëm se planet mund të sabotohen sërish, kërkimet parashikojnë një rritje të kërkesës për udhëtime të shkurtra. Në vitin 2021, më shumë se gjysma e udhëtarëve do të zgjedhin arratisje më të shkurtra krahasuar me ato në vitin 2019, për të shmangur në maksimum çdo zhgënjim të mundshëm. 28% thanë se do të zgjedhin të nisen për një fundjavë sapo të hiqen kufizimet, duke treguar nevojën e udhëtarëve për t’u larguar nga përditshmëria, edhe vetëm për pak ditë.

 

5. Udhëtoni dhe shijoni

Një mënyrë e re për të eksploruar botën është ta bëni nëpërmjet përvojave që ju ofron vendi, veçanërisht kur bëhet fjalë për gastronominë. 36% e udhëtarëve po presin me padurim të udhëtojnë për të provuar të gjitha pjatat karakteristike që ofron një vend dhe 38% pohuan se do të hanë jashtë më shpesh gjatë një udhëtimi, duke shfrytëzuar paratë e kursyera duke qëndruar në shtëpi gjatë 2020-s. Përpara se të niseni hidhuni një sy tendencave që lidhen me ushqimin apo lëreni veten të lirë të eksploroni kryeqytetet e afërta të Mesdheut.

Burimi: Lonely Planet

Artikulli paraprakTrendForce: Prodhimi global i smartphone pritet të arrijë 1.36 mld njësi në 2021
Artikulli tjetërSi ta kontrolloni stresin në punë