TIK në përdorim të madh te ndërmarrjet

Rezulatet e Anketës mbi Përdorimin e Teknologjisë Informative dhe të Komunikimit në Ndërmarrje, 2019

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat për përdorimin e teknologjisë informative dhe komunikimit në ndërmarrje (TIK) për vitin 2019

Në vitin 2019, ASK-ja ka zhvilluar Anketën e përdorimit të Teknologjisë Informative dhe Komunikimit (TIK) në ndërmarrje sipas metodologjisë së Eurostat-it. Anketa është zhvilluar në territorin e Republikës së Kosovës në ndërmarrjet me 10 e më shumë të punësuar. Këtë vit, për qëllime studimi janë përdorur edhe ndërmarrjet me 5-9 të punësuar.

Sipas rezultateve në nivel të anketës, ndërmarrjet që kanë përdorur kompjuterin për qëllime pune gjatë vitit 2019, përfaqësojnë me 87.6%. Ndërkohë që, 86.4 % e ndërmarrjeve e kanë përdorur internetin për qëllime pune gjatë vitit 2019.

Shpejtësia maksimale për shkarkim dokumentesh >= 10Mbit/s deri <30Mbit/s, është shpejtësia më e përdorur nga ana e ndërmarrjeve në 28% të tyre.

Nga ndërmarrjet e anketuara, 52.4 % prej tyre kanë webfaqe të ndërmarrjes, ndërsa 73.1% e ndërmarrjeve i përdorin mediat sociale.

Nga ndërmarrjet e anketuara, 11.9% prej tyre kanë realizuar shitje përmes webfaqes, ose të ndonjë aplikacioni tjetër përmes kompjuterit. Ndërsa 7.1% prej tyre kanë realizuar blerje përmes webfaqes, ose të ndonjë aplikacioni tjetër përmes kompjuterit.

Artikulli paraprak4 gabime që bëjnë ndërmarrësit pas “suksesit fillestar”
Artikulli tjetërTurqia dhe Britania nënshkruajnë marrëveshjen e Tregtisë së Lirë