Anketa e Mbeturinave Industriale (AMI), 2019
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar rezultatet e Anketës së Mbeturinave Industriale (AMI) për vitin 2019
Njësitë raportuese të përfshira në anketë kanë qenë bizneset me dhjetë (10) e më shumë punëtorë.
Anketa e Mbeturinave Industriale u realizua sipas NACE Rev.2. Kompanitë janë klasifikuar sipas NACE Rev.2 në sektorët e aktiviteteve vijuese: A-Bujqësia, Pylltaria dhe Peshkimi; B – Xehetaria dhe Guroret; C – Prodhimi; D – Furnizimi me energji elektrike, gaz, avull dhe furnizimi me ajër të kondicionuar; E – Furnizimi me ujë, kanalizim, menaxhim të mbeturinave dhe rregullim toke; F – Ndërtimtaria; dhe G-U- Sektorët e shërbimeve.
Rezultatet e AMI 2019, tregojnë se gjithsej: sasia e mbeturinave industriale të gjeneruara ishte 2 096 118 ton, ose 18% me pak se vitin e kaluar (2018); sasia e mbeturina të ricikluara ishte 9 223 ton; sasia e mbeturinave të djegura ishte 299 ton; sasia e mbeturinave të përpunuara ishte 2 096 098 ton (ose 18% me pak se në vitin 2018).
Të dhënat e AMI-së për vitin 2019 tregojnë se sasia më e madhe e mbeturinave të gjeneruara sipas sektorëve të industrisë ishte nga sektori D – Furnizimi me energji elektrike, gaz, avull dhe furnizimi me ajër të kondicionuar, me 1 312 043 ton.