Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Buletinin Tremujor, TM3 2020
Buletini Tremujor, TM3 2020 është ndër botimet më të veçanta dhe gjithëpërfshirëse të Agjencisë së Statistikave të Kosovës. Në këtë publikim përmblidhen shumë të dhëna të rëndësishme statistikore, në seri të ndryshme kohore, që kanë të bëjnë me Kosovën.
Informacionet statistikore, që janë paraqitur në Buletinin Tremujor, TM3 2020, janë përgatitur në bazë të eksperiencës, bashkëpunimit me shfrytëzuesit dhe gatishmërisë së departamenteve të ASK-së, për t’iu përgjigjur në kohë dhe me cilësi kërkesave të përdoruesve.