Repertori Statistikor mbi Ndërmarrjet Ekonomike në Kosovë, TM3 2020
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Repertorin Statistikor mbi Ndërmarrjet Ekonomike në Kosovë për tremujorin e tretë (TM3) 2020
Në tremujorin e tretë (TM3) të vitit 2020 gjithsej janë regjistruar 2 593 ndërmarrje. Krahasuar me tremujorin paraprak (TM2 2020) ka rritje për 27.54% të ndërmarrjeve të regjistruara. Ndërsa, krahasuar me tremujorin e njëjtë të vitit paraprak (TM3 2019) ka rritje për 8.9% të ndërmarrjeve të regjistruara.
Për sa u përket aktiviteteve ekonomike më të preferuara gjatë këtij tremujori ishin: Tregtia me shumicë dhe pakicë, riparim i mjeteve motorike, motoçikletave me 597 ndërmarrje të regjistruara (23.02%); Prodhimi me 302 ndërmarrje të regjistruara (11.65%); Akomodimi dhe aktivitetet e shërbimeve me ushqim me 282 ndërmarrje të regjistruara (10.88%); Bujqësia, pylltaria dhe peshkataria me 257 ndërmarrje të regjistruara (9.91%); Aktivitetet profesionale, shkencore dhe teknike me 235 ndërmarrje të regjistruara (9.06%); Ndërtimtaria me 231 ndërmarrje të regjistruara (8.91%), etj .
Gjatë këtij tremujori, në kategorinë me 1 deri në 4 të punësuar ishin gjithsej 1 511 ndërmarrje të regjistruara (96.8 %); në kategorinë me 5 deri 9 të punësuar ishin 51 sosh (2.0%); në kategorinë me 10 deri në 19 të punësuar ishin 24 ndërmarrje të regjistruara (0.9%); në kategorinë me 20 deri 249 të punësuar ishin 7 ndërmarrje të regjistruara (0.3%); ndërsa në kategorinë me 250 e më shumë të punësuar, nuk ka ndonjë ndërmarrje të regjistruar.
Sa i përket shtrirjes gjeografike të ndërmarrjeve të regjistruara në nivel të komunave, ashtu si në çdo tremujor mbizotëron komuna e Prishtinës me 771 ndërmarrje të regjistruara (29.7%); Prizreni me 197 ndërmarrje të regjistruara (7.6%); Ferizaj me 186 ndërmarrje të regjistruara (7.2%); Peja me 141 ndërmarrje të regjistruara (5.4%); Gjilani me 129 ndërmarrje të regjistruara (5.0%); dhe Gjakova me 114 ndërmarrje të regjistruara (4.4%). Ndërsa, komunat e tjera kanë numër më të vogël të ndërmarrjeve të regjistruara në këtë tremujor.