Ulja e çmimeve të naftës e kombinuar me rënien e kërkesës për naftë për shkak të COVID-19 ka ndikuar negativisht në bilancet e kompanive të naftës duke përmbysur pritjet
Stamboll
Fitimet e balancuara të kompanisë evropiane të naftës Shell ranë me 80 për qind në 955 milionë dollarë në tremujorin e tretë të këtij viti krahasuar me 4,7 miliardë dollarë sa ishin të njëjtën periudhë të vitit 2019, sipas rezultateve financiare të kompanisë të enjten, transmeton Anadolu Agency (AA).
Borxhi neto i kompanisë u zvogëlua me 4,4 miliardë dollarë në 73,5 miliardë dollarë në këtë periudhë, por këto rezultate dolën në një mjedis makroekonomik sfidues, thuhet në deklaratën e Shell.
Ulja e çmimeve të naftës e kombinuar me rënien e kërkesës për naftë për shkak të COVID-19 ka ndikuar negativisht në bilancet e kompanive të naftës duke përmbysur pritjet.
Shell njoftoi gjithashtu një kornizë të ndarjes së parave që do t’i mundësojë zvogëlimin e borxhit, rritjes së shpërndarjes tek aksionarët dhe të lejojë rritje të disiplinuar ndërsa synon ringritjen e biznesit të saj në të ardhmen.
“Puna e vazhdueshme për të riformuar portofolin e Shell pritet të japë gjenerimin e vazhdueshëm të parave të gatshme për të rritur bizneset me karbon të ulët, si dhe rritjen e shpërndarjes së aksionarëve, duke krijuar raste tërheqëse investimesh”, thuhet në deklaratë.
Shell synon të bëhet një kompani e energjisë me zero emetim deri në vitin 2050 ose më shpejt, sipas deklaratës.
“Ne duhet të vazhdojmë të forcojmë qëndrueshmërinë financiare të portofolit tonë ndërsa bëjmë tranzicionin për t’u bërë një biznes i energjisë me emetime zero. Veprimet tona vendimtare të ndërmarra më parë gjatë vitit kanë forcuar shpërndarjen tonë operative dhe të parave të gatshme”, tha Ben van Beurden, drejtori ekzekutiv i kompanisë me seli në Holandë në deklaratë. /AA/