Për shkak të rënies së çmimeve të naftës gjatë pandemisë së COVID-19 të ardhurat e përgjithshme të buxhetit ranë me 24 për qind në nëntë muajt e parë të vitit 2020
Rijad
Buxheti i Arabisë Saudite njoftoi një deficit prej 49.2 miliardë dollarë (184.11 miliardë riyal) në 9 muajt e parë të vitit 2020, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas njoftimit të Ministrisë së Arabisë Saudite për shkak të rënies së çmimeve të naftës gjatë pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19) të ardhurat e përgjithshme të buxhetit ranë me 24 për qind në nëntë muajt e parë të vitit 2020 duke arritur në 144.4 miliardë dollarë.
Ndërsa shpenzimet e shteti në periudhën e 9 muajve të parë ranë me 3 për qind duke arritur në 193.6 miliardë dollarë.
Buxheti i të njëjtës periudhë vitin e kaluar ishte 190.3 miliardë dollarë.
Të ardhurat e vendit nga nafta shënuan rënie prej 33 për qind në bazë vjetore si rezultat i rënies së çmimeve globale të naftës, e cila gjithashtu ka shkaktuar deficit në buxhet.
Për shkak të masave të marra ndaj COVID-19 edhe të ardhurat jashtë naftës kanë shënuar rënie me 5 për qind.
Borxhi publik i Arabisë Saudite që ishte 180.8 miliardë dollarë në fund të vitit 2019, në tre-mujorin e tretë të këtij viti ka shënuar një rritje prej 25 për qind duke arritur në 226.14 miliardë dollarë. /AA/