Pse shqiptarët shpenzojnë më shumë për restorante sesa për arsim?

Në Shqipëri, një familje mesatare burimin kryesor e të ardhurave e ka nga të ardhurat e pagës, ndaj dhe kjo i detyron që shpenzimet ti planifikojnë më  shumë.

Sipas “hierarkisë së nevojave”, ose Teoria e Maslow, e cila i rendit nevojat e individit në formën e një piramide, ku nevojat më bazike përbëjnë bazën e piramidës dhe ato më vetë-plotësuese përbëjnë majën e piramidës. Pra, individi si fillim, me të ardhurat që ka do të plotësojë nevoja bazë si të ushqyerit, siguria fizike, siguria sociale, deri sa të arrijë në majën e piramidës, ku janë shpenzimet për rritje individuale, për të kontribuar në shoqëri.

Por çfarë thotë instituti i statistikave në lidhje me mënyrën sesi familjet shqiptare shpenzojnë? 

Bazuar në anketën e buxhetit të familjes, kemi marrë në analizë ecurinë e 4 nga 12 grupeve kryesore të konsumit që janë shpenzimet për:

  •  Ushqim dhe pije jo-alkoolike;
  • Shëndet;
  • Arsim;
  • Restorante dhe hotele. 

Në grafikun në vijim jepet ecuria e konsumit të familjeve për grupin “Ushqime dhe pije jo-alkoolike”, grupi me peshën më të madhe të konsumit në një familje. Në piramidën e nevojave, ky grup përbën bazën e piramidës, pra si fillim t’i shpenzon për nevojat fizike që më pas të kesh mundësi të mendosh për të plotësuar nevojat e tjera.

Garfiku 1. Ecuria e konsumit të grupit “Ushqime dhe pije jo-alkoolike”

Burimi: INSTAT, 2020

Siç duke edhe në grafiku 1, pesha e konsumit për këtë grup ka ardhur duke rënë nga viti 2014 deri në vitin 2019. Në këtë grup përfshihet konsumi i të mirave dhe shërbimeve që i përkasin shportës bazë. Ulja e përqindjes së kësaj shporte lidhet me rritjen e kërkesës për të mira dhe shërbime më tepër sesa shporta bazë.

Grafiku  2. Konsumi për grupet “Shëndet”, “Arsim”, “Restorante dhe hotele”

Burimi: INSTAT, 2020

Rënia e konsumit në grupin “Ushqim dhe pije jo-alkolike” është shoqëruar me rritjen e konsumit në “Restorante dhe hotele”.
Kjo shpjegohet me faktin se, sa më shumë të rritet mirëqenia e një individi aq më pak ai ka tendencë të konsumojë nga shporta bazë dhe priret të rrisë konsumin në të mirat e luksit siç në këtë rast është konsumi në restorante dhe frekuentimi i hoteleve.

Në të njëjtën kohë janë rritur shpenzimet për shëndetësi, ku sipas metodologjisë së INSTAT në këtë zë përfshihen blerjen e ilaçeve dhe pajisjeve të tjera (me ose pa recetë).

Paradoksi i shifrave më sipër qëndron në faktin se  me uljen e shpenzimeve për “ushqime dhe pije jo-alkoolike” ka rritur shpenzimet për “restorante dhe hotele” dhe ka ulur në mënyrë të vazhdueshme shpenzimet për “arsim”.

Investimi në arsim, është një investim i cili kthimin nga investimin nuk e merr në periudhën afatshkurtër por duhen disa vite. Ndaj dhe pjesa më e madhe e shoqërisë shqiptare zgjedh që të shpenzojë në forma të tjera të cilat kthimin/ sadisfaksionin e japin më shpejt dhe jo në arsim. Për më tepër, të rinjtë arsimohen në Shqipëri me të ardhurat që marrin nga familja duke shtuar kështu peshën e shpenzimeve vjetore në një familje e cila si burim të ardhurash ka vetëm pagën. Në SHBA kjo është rregulluar me kredinë studentore, ku çdo i ri ka të drejtë të marrë kredi për të studiuar dhe mund ta paguaj atë 5-10 vite pasi përfundon studimet dhe është futur në tregun e punës.

Arsimi, është një nga shtyllat kryesore ku duhet investuar për një ekonomi të qëndrueshme dhe këtu i referohem qëndrueshmërisë  si makroekonomike, asaj të një shteti ashtu edhe asaj mikroekonomike, të një individi ose familje.

Paul Krugman në një intervistë në  podcast “How to academy” thekson se:

“Investimi në arsim është investimi me kthimin më të lartë. Punët e së ardhmes kërkojnë nivele njohurish akoma më të sofistikuara. Arsyeja se pse kemi papunësi të lartë është sepse punonjësit e papunë në treg nuk kanë aftësitë/ kompetencat e duhura për vendet e lira të punës.”

Ndërkohë sot, siç edhe flasin shifrat më sipër, shoqëria jonë zgjedhë që të shpenzojë më shumë në konsum në restorante sesa në arsim ndaj dhe tregu ynë është i destinuar të vuaj për “profesionist” ndërkohë që papunësia rritet.  /BM/

Artikulli paraprakNATO do të ndërtojë një qendër të misioneve hapësinore në Gjermani
Artikulli tjetër18-vjeçarja studion mjekësi dhe diagnostikon sëmundjen e saj, asnjë mjek s’e kuptonte origjinën e sëmundjes së saj