3 mënyrat si t’i trajnojmë punonjësit e rinj

Industria e trajnimit të korporatave është biznes i madh. Nuk është aq e pazakontë të shohësh kompani me buxhete trainimi që kalojnë dhjetëra mijëra euro/dollarë. Prej disa vitesh edhe në Shqipëri, trajnimet po vlerësohen shumë më tepër, nga drejtuesit e kompanive.

Çdo udhëheqës dëshiron trajnim që e shtyn kompaninë e tij përpara, por pak e vënë këtë në prioritet.  Arsyeja? Ata nuk kanë mjetet për të identifikuar, pse trajnimi po dështon, por më e rëndësishmja, sipërmarrësi nuk ka një kornizë se pse do të jetë i suksesshëm trajnimi.

Më poshtë ju njohim me 3 mënyrat e trajnimit të punonjësve të rinj. Ata do t’ju bëjnë të krijoni një perandori në biznesin tuaj, sipas Entrepreneur:

Trajnim, i bazuar në besim:

Trajnimi synon përmirësimin e sjelljes, rritjen e njohurive. Në të shkuarën shumë trajnime vetëm kërkojnë të ndryshojnë sjelljen, pa adresuar besimin themelor që qëndron pas tij. Ju mund të përmirësoni përmes një seminari se si të peshkoni, si të punoni mbështjelljen, si të bëni karrem, por çfarë nëse nuk doni të peshkoni? Sjelljet mund të jenë të shkëlqyera, por ka rëndësi nëse nuk i përdorni ato kurrë. Trajnimi është ai që i lëviz njerëzit, lëviz besimin e tyre për aftësitë. Orientoni bindjet themelore përmes trajnimit tuaj dhe do të merrni ndryshimin që po kërkoni.

Trajnoni drejtuesit tuaj:

Trajnimi sot ka kryesisht në shënjestër punonjësikt e vijës së përparme. Kultura juaj e stërvitjes dikton suksesin tuaj në të gjithë bordin dhe zhvillimin e trajnerëve që mbrojnë trajnimin.

Shëndeti i kompanisë suaj është po aq i madh sa “shëndeti i pishinës” tuaj të menaxhimit. Produktiviteti dhe pozitiviteti nxiten nga lart poshtë. Përcaktoni tonin e duhur dhe shikoni rezultatet.

Zhvilloni kulturën e trajnimit:

Sipas Harvard Business Review, vetëm 40% e të punësuarve sot ndjehen të angazhuar në mënyrë aktive në punë. Ky angazhim nuk rritet me magji, ndaj duhet të krijoni një kulturë formimi të vazhdueshëm. Ju mësoni se si të krijoni një kulturë që dëshiron zhvillimin përmes një udhëheqjeje më të angazhuar.

Kur kërkoni një ofrues trajnimi, ju duhen gjithashtu elemente njohje. Trajnimi synon ndërtimin e  kulturës  të përgjegjësisë, besimit, dialogut, përsosmërisë. Ai synon të vendosë kompaninë tuaj para një suksesi afatgjatë, të qëndrueshëm edhe kur shefi nuk po kërkon asgjë. /BM/

Artikulli paraprak6 LIBRAT MË TË MIRË TË BIZNESIT PËR 2020
Artikulli tjetërKompania “Bosch” transferon linjën e saj të prodhimit nga Greqia në Turqi