Dhjetë njëbrirëshit më të mëdhenj në botë kapin vlerën e mbi 560 miliardë dollarëve

Shënim: Termi njëbrirësh (unicorn) në sipërmarrje u referohet startup-eve, që arrijnë vlerën +1 miliard dollarë.

Kur termi njëbrirësh u shfaq në 2013, ishin vetëm 40 kompani private me një vlerësim prej një miliard dollarësh në botë. Që nga ajo kohë, numri i këtyre gjigandëve financiarë u rrit 12.5 herë, duke arritur rreth 500 në shtator.

Sipas të dhënave të paraqitura nga AksjeBloggen, dhjetë kompanitë më të mëdha njëbrirësh në botë arritën një vlerësim prej 563.3 miliardë dollarë që nga shtatori. Me një vlerësim prej rreth 150 miliardë dollarë, kompania kineze e fintech, Ant Financial, ende kryeson listën e kompanive më të mëdha miliarda- dollarëshe në botë.

Më shumë se 70 njëbrirësh të rinj në vitin 2020

Në pesë vitet e fundit, Ant Financial është bërë një nga institucionet kryesore financiare në botë. Çelësi i rritjes së saj të pabesueshme qëndron në një model biznesi të bazuar në Alipay. Si një platformë për përpunimin e pagesave midis dy përdoruesve, Alipay ka më shumë se 900 milionë klientë aktivë vjetorë. Ant Financial u ofron atyre shërbime të tjera financiare, nga huazimi dhe pagesa te investimet dhe sigurimet.

Kompania regjistroi 10.5 miliardë dollarë të ardhura në gjysmën e parë të vitit, një rritje prej 38% nga viti në vit, ndërsa fitimi i saj neto u rrit gati 11 herë në 3.26 miliardë dollarë për të njëjtën periudhë.

ByteDance renditet si njëbrirëshi i dytë më i madh botërisht, sipas të dhënave të Statista dhe CBInsights. Kompania me bazë në Pekin arriti vlerësimin prej 140 miliardë dollarë që nga shtatori i vitit 2020, një rritje prej 86% që nga fillimi i vitit.

Me një vlerë tregu prej 62 miliardë dollarësh, Didi Chuxing renditet si njëbrirëshi i tretë më i madh në të gjithë botën. Ofruesi kinez i shërbimit të transportit të bazuar në aplikacione, ka më shumë se 550 milionë përdorues dhe dhjetëra miliona shoferë.

Shërbimet e saj përfshijnë ofrimin e taksive, transportimin e makinave private, udhëtimet shoqërore dhe ndarjen e biçikletave dhe shërbimet e automobilave, duke përfshirë shitjet, dhënien me qira, financimin, mirëmbajtjen, funksionimin e flotës, ngarkimin e automjeteve elektrike dhe bashkë-zhvillimin e automjeteve me prodhuesit e automjeteve.

Ofruesi i softuerit të ndërmarrjeve me bazë në New York, Infor dhe Space X përfundojnë listën e pesë njëbrirëshve më të mëdhenj në të gjithë botën, me një vlerësim prej 60 miliardë dollarë dhe 46 miliardë dollarë, përkatësisht.

Të dhënat e CBInsights zbuluan se 73 kompani u bashkuan me klubin e njëbrirëshve në vitin 2020, ndërsa vlera e kombinuar e të gjithë njëbrirëshve në botë arriti mbi 1.5 trilionë dollarë në shtator.

85% e njëbrirëshve janë nga Kina dhe Shtetet e Bashkuara

Analizuar nga shtrirja gjeografike, Shtetet e Bashkuara janë tregu kryesor i njëbrirëshave, me 236 kompani të vlerësuara me një miliard dollarë ose më shumë. Kina u rendit e dyta me 182 të tillë deri në shtator. Mbi 400 njëbrirësh të botës, gati 85% e të gjitha firmave të tilla, janë të vendosura në Kinë dhe SH.B.A., zbuluan të dhënat e CBInsights.

Mbretëria e Bashkuar përfaqëson tregun më të madh të njëbrirëshave në Evropë dhe të tretin për nga madhësia globalisht, me 25 nga këta gjigandë financiarë. Pasojnë India dhe Gjermania, përkatësisht me 21 dhe 13 njëbrirësh.

Statistikat tregojnë se shumica e njëbrirëshve në botë, ose më shumë se një e treta e tyre, janë aktive në segmentin e shërbimeve dhe programeve kompjuterike dhe softuerëve. 60 startup-e të tjera me pronësi private me një vlerësim prej mbi një miliard dollarë janë përqendruar në tregtinë elektronike.

Inteligjenca artificiale është tregu i katërt më i madh i njëbrirëshëve me 46 kompani. Pasojnë industria shëndetësore dhe telekomunikacioni, përkatësisht me 41 dhe 36 njëbrirësh.

Aksje Bloggen

Artikulli paraprakiPhone 12 do të shiten pa kufje dhe karikues në kuti
Artikulli tjetërJaponezët krijojnë maskën që përkthen në tetë gjuhë të botës