KOMPANIA AJRORE “EASYJET” PËSOI 800 MILIONË FUNTE HUMBJE KËTË VIT

Kompania e njohur ajrore, “EasyJet”, këtë vit është përballur me një humbje të madhe financiare, duke e çuar kompaninë pothuajse në falimentim, si rrjedhojë e virusit korona.

Sky News ka raportuar se kompania ajrore “EasyJet” i ka dërguar sinjal qeverisë britanike se mund të ketë nevojë për më shumë mbështetje financiare. Sipas kryeshefit ekzekutiv, Johan Lundgren, aviacioni vazhdon të përballet me humbjen më të madhe në historinë e tij dhe Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar urgjentisht duhet të marrë masa për rimëkëmbjen ekonomike dhe t’i mbështesë kompanitë ajrore njëkohësisht.

Kompania ajrore “EasyJet” tha se shpresat për një rimëkëmbje të shpejtë financiare ekonomike u shuan kur qeveria vendosi kufizime karantine për ardhjet nga jashtë, transmeton Gazeta Express.

Ata poashtu shtuan se “EasyJet” luftoi për  financat e saj duke marrë hua, duke shitur dhe dhënë me qira një pjesë të flotës së saj dhe duke bërë marrëveshje për uljen e kostove me stafin e saj, por ata ende shpresojnë se rezervimet për vitin e ardhshëm do të jenë shumë më të fuqishme dhe do të kenë më shumë konsumatorë.

Sipas kryeshefit ekzekutiv. Johan Lundgren, duke e parë situatën aktuale me koronavirusin, nuk do të ishte e përshtatshme të jepej një vlerësim në lidhje me çështjet financiare për vitin 2021.

Artikulli paraprakNjerëzit egoistë mendojnë se janë qendra e universit
Artikulli tjetërPASURIA E MILIARDERËVE ARRIN MAJAT GJATË PANDEMISË