Prishtinë, 25 shtator – Në funksion të uljes së borxheve Administrata Tatimore e Kosovës në bashkëpunim me Fondin Monetar Ndërkombëtar vitin e kaluar ka reformuar mbledhjen e detyrueshme në një qendër të vetme në Prishtinë, me strukturë krejtësisht të re organizative me qëllim të rritjes së efikasitetit në mbledhjen e borxheve, si dhe në të njëjtën kohë ngritjen e nivelit të përgjegjësisë dhe llogaridhënies tek stafi i ATK-së.
Efektet e strukturës së re organizative të mbledhjes së detyrueshme janë të inkurajuese duke siguruar efikasitet në mbledhje e borxheve dhe trajtimin e të gjitha rasteve sipas procedurave të parapara ligjore.
Situata e krijuar nga pandemia COVID 19, përveç ndikimit të drejtpërdrejt në uljen e aktivitetit ekonomik të tatimpaguesve, ka ndikuar edhe në ATK, për shkak të punës me staf të reduktuar por pavarësisht kwtyre rrethanave, ATK me organizimin e saj të brendshëm është mobilizuar në nivelin më të lartë, në tejkalimin gjendjes dhe mbajtjen e stabilitetit në mbledhjen e tatimeve.
Duke pas parasysh këto rrethana ATK i ka ofruar tatimpaguesve mundësin e pagesës së borxheve me këste përmes lidhjes së marrëveshjeve në shlyerjen e detyrimeve tatimore. Me qëllim që kjo procedura të jetë më e lehtë, është ofruar mundësia që kërkesa për marrëveshje të realizohen përmes aplikimit në sistemin elektronik-EDI.
Mundësia për ri-programim të borxheve është mirëpritu nga tatimpaguesit, e kjo shihet nga rritja e numrit të tatimpaguesve që aplikojnë për pagesë të borxheve me marrëveshje.
Për periudhën janar-gusht 2020 gjithsejtë janë lidhë 1094 marrëveshje me vlerë të obligimit 47.9 milion euro. Në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar borxhi i mbuluar me marrëveshje ka shënuar rritje për 341 marrëveshje me vlerë të obligimit prej 22.4 milion euro me shumë.