Nga viti i ardhshëm do të ulet çmimi i polisave të sigurimit të detyrueshëm për automjetet.
Kjo paralajmëruar gjatë një konferencë në Bankën Qendrore në të cilën u paraqiten zëvendësguvernatori për Mbikqyrje financiare dhe Valon Prestresh i cili është kryetar i Autoritetet të Konkurrencës.
Po ashtu u theksia se do të bëhët liberalizimi i tregut në këtë industri, njofton Insajderi.
“BQK gjatë vitit të kaluar ka ndërmarrë vendimet e nevojshme që të sigurohet kompensimi i plotë i dëmeve të palëve. Kjo ka përfshirë edhe rritjen e tarifave dhe rritjen e shpenzimeve të kompanive nëpërmjet rregulloreve të BQK”.
“Gjatë këtij viti mundohemi ta arrijmë një pajtueshmëri me kërkesat rregullative. Procesi i rregullimeve të industrisë së sigurimeve BQK e ka pasur prioritet të përbashkët me institucionet financiare që çështja e kapitalizmit të zgjidhet njëherë e mirë”, tha Havolli.
Ndërsa i Autoritetit Kosovar të Konkurrencës, Valon Prestreshi, deklaroi se kjo i hap rrugë presionit konkurrues ndërmjet kompanive që operojnë në Kosovë.
“Diskutuam për çështje që po e preokupojnë qytetarin e Kosovës që ka të bëjë me sigurimin e detyrueshëm të veturave. Ne si AKK ofruam zgjidhje në këtë drejtim në të cilën bazohen në parimet e ekonomisë së tregut me konkurrencë të lirë gjë që është fazë në rregullimin e sistemit Kushtetues të Kosovës”.
“Ne si AKK dhe BQK jemi duke trajtuar këtë rast që nga viti i kaluar dhe kemi ofruar një rekomandim profesional lidhur më këtë çështje vitin e kaluar, ku kemi theksuar nevojën e liberalizimit të këtij tregu si dhe çmime të unifikuara të TPL si dhe t’i hapet rrugë presionit konkurrues ndërmjet kompanive që operojnë në Kosovë”, tha ai. /Insajderi