Vendimi i Arabisë Saudite për të ulur çmimet e shitjes në Azi dhe SHBA mbështet trendin e rënies së çmimeve
Çmimet e naftës së papërpunuar shënuan sot rënie ndërsa shpërthimi global i koronavirusit të ri (COVID-19) vazhdon të kërcënojë ekonomitë globale duke nxitur më tej shqetësimet e kërkesës, transmeton Anadolu Agency (AA).
Standardi ndërkombëtar i naftës së papërpunuar Brent u tregtua me 39.67 dollarë për fuçi me një rënie prej 0.27 për qind pasi u mbyll të martën me 39.78 dollarë për fuçi.
Standardi amerikan West Texas Intermediate (WTI) ishte në 36.65 dollarë për fuçi në të njëjtën kohë me një rënie prej 0.29 për qind pas përfundimit të sesionit të mëparshëm me 36.76 dollarë për fuçi.
Çmimi i naftës ra nën 40 dollarë për fuçi për herë të parë që nga qershori ndërsa vendet në të gjithë botën kanë filluar të frikësohen nga vala e dytë e koronavirusit, e cila mund të kërkojë kufizime të reja apo bllokime që do të thellonin më tej kërkesën e naftës.
Shqetësimet e kërkesës u shtuan më tej pasi prodhuesi shtetëror i Arabisë Saudite, Saudi Aramco njoftoi se do të ul çmimet për shitje në tetor për SHBA-të dhe tregun kryesor të Arabisë Saudite- Azinë.
Numri i rasteve me COVID-19 në të gjithë botën tani ka arritur mbi 27.5 milionë, tregojnë të dhënat e fundit nga Universiteti “Johns Hopkins”.
SHBA kryeson për nga numri i rasteve me më shumë se 6.3 milionë. India radhitet e dyta me mbi 4.3 milionë raste, e pasuar nga Brazili me më shumë se 4.1 milionë raste.