Shkalla e papunësisë në vendet e OECD-së ra në 7.7 për qind

Shkalla e papunësisë në vendet e Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim ra në 7.7 për qind në korrik

Shkalla e papunësisë në vendet e Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD) ra në 7.7 për qind në korrik, njoftoi sot OECD, transmeton Anadolu Agency (AA).

Shifra ra nga 8.0 për qind në qershor, por akoma qëndron 2.5 pikë përqindje mbi normën në shkurtit, para se pandemia e koronavirusit të ndikonte tregjet e punës.

Shkalla e papunësisë në zonën e Euros u rrit për të katërtin muaj radhazi në 7.9 për qind në korrik nga 7.7 për qind sa ishte muajin e mëparshëm.

Në Japoni, shkalla e papunësisë shënoi një rritje të vogël në 2.9 për qind nga 2.8 për qind në qershor dhe tani është 0.5 pikë përqindje më e lartë se në shkurt.

Pavarësisht rënies në bazë mujore në korrik për shkak të rënies së vazhdueshme të numrit të njerëzve në pushim të përkohshëm, nivelet e papunësisë në Kanada dhe SHBA mbetën më të larta se nivelet para pandemisë.

Shifrat në Kanada dhe SHBA ranë me 1.4, përkatësisht 0.9 pikë përqindje në 10.9 për qind dhe 10.2 për qind. /AA/

Artikulli paraprakEKONOMISTËT PËR MINI-SHENGENIN BALLKANIK
Artikulli tjetërÇmimi i naftës bie nën 40 dollarë ndërsa COVID-19 kërcënon ekonomitë