Kompania prestigjioze IFJB “Capital” SH.P.K ka njoftuar se ka shpallur konkurs për vend të lirë të punës në pozitën e kontabilistit/es.
Kushtet që duhet plotësuar për pozitën e shpallur:
– Diplomë Bachelor në Kontabilitet, Financa
– Njohuri për SNRF, çështjet e kontabilitetit dhe sistemin e taksave të Kosovës,
– Shkathtësi kompjuterike përkatëse (MS Excel, Word, PowerPoint),
– Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze (shkrim dhe të folurit e rrjedhshëm)
– Aftësi të mira komunikimi.
– Preferohet certifikimi i nivelit të parë në SCAAK, KAF
– Preferohet se paku 1 vjet eksperiencë pune si punonjës në financë & kontabilitet
Detyrat dhe Përgjegjësitë:
– Regjistrimi kontabël i transaksioneve ditore financiare.
– Lëshimi dhe regjistrimi i faturave tatimore.
– Regjistrimi i shpenzimeve operative.
– Përgatitja dhe raportimi i obligimeve tatimore.
– Përgatitja e raporteve financiare sipas kërkesës se menaxherit.
– Të mbaj kontakte të vazhdueshme me klientët e kompanisë.
– Kryerjen e detyrave dhe punëve në përputhje me manualet e aplikueshme brenda kompanisë.
Dokumentacioni i nevojshëm për aplikim:
– CV;
– diploma e përgatitjes profesionale;
– kopja e letërnjoftimit;
– certifikata e lindjes;
– vërtetimi i përvojës së punës (nëse ka)
– certifikata e SCAAK, KAF (nëse ka)
Vërejtje : Këto dokumente të dërgohen përmes postës elektronike në adresën: info@capital-ks.com më së voni deri me datën 14.09.2020 në ora 16:00.
Vetëm kandidatët që hyjnë në listën e ngushtë do të kontaktohen për intervistë!