6 shprehi që ju pengojnë në punë dhe sukses

Shumica e njerëzve besojnë se mungesa e suksesit vjen për shkak të gabimeve të tyre personale. Dhe në fakt është e vërtetë. Zakonet dhe jo fjalët e bëjnë njeriun atë që është.

Është në dorën tonë të përcaktojmë se si këto zakone do të shtojnë vlerën ose do të na ç’orientojnë nga objektivi ynë kryesor.

1. Të thuash PO kur do të thuash Jo

Nëse një projekt, bashkëpunim apo mundësi nuk ju përshtatet me vlerat dhe qëllimet tuaja, ju duhet të vendosni limite. Mëso si të thuash JO me mirësjellje që në fillim, sepse duke u bërë më të suksesshëm, më shumë njerëz do të konkurrojnë për kohën dhe vëmendjen tuaj. Duke mos vendosur limite të shëndetshme ju do të përfundoni i hutuar dhe i konsumuar.

2. Të shoqërohesh me njerëz që nuk duan të rriten

Për pronarët e bizneseve sidomos, njerëzit që e kanë çuar kompaninë aty ku është sot, jo detyrimisht janë ata të cilët mund t’ju çojnë aty ku doni të shkoni nesër. Nëse ata nuk mund të rriten me ju, është koha që t’i zëvendësoni me ata që munden ta bëjnë këtë.

3. Të punosh gjatë drekës

Të punosh gjatë drekës është një zakon që shumë pronar biznesesh e praktikojnë. Shumë justifikohen me “Nëse punoj gjatë drekës, unë do të largohem disa minuta më herët”, dhe kjo në të vërtetë nuk ka ndodhur. Është e vështirë të shkëputesh gjatë ditës, sidomos në vrullin e punës, por është e rëndësishme të merrni disa minuta për t’u “karikuar”. Nëse nuk e bëni do të ulni produktivitetin dhe do të lodheni më shpejt.

4. Multitasking

Teknikisht është e pamundur të bësh shumë gjëra në të njëjtën kohë. Kur mundohesh të bësh multitasking, ti heq vëmendjen kryesore dhe përqëndrimin nga çdo gjë, duke mos bërë asgjë siç duhet.

5. Përpjekja për perfeksion

Perfeksioni është armiku i së mirës. Difektet që shikoni jo detyrimisht janë elementë që dhe të tjerët mund t’i shohin. Nuk duhet ta nxisni veten drejt perfeksioni, thjesht bëni mirë punën tuaj.

6. T’u përgjigjesh menjëherë email-eve

Ky është problemi më i madh me shumë njerëz që arrijnë sukses. Nëse i përgjigjeni një email-i, duhet të jeni të përkushtuar ndaj tij përndryshe i gjithë përqendrimi juaj do të largohet nga çfarëdo detyre që po përfundoni në atë moment, duke penguar suksesin tuaj. Planifikoni që çdo orë ose çdo dy orë t’u përgjigjeni emaileve të përditshme. (Success)

/eo/

Artikulli paraprakKTHIMI NGA TË MENDUARIT NEGATIV NË TË MENDUAR POZITIV
Artikulli tjetërSi t’i përshtateni kulturës së kompanisë suaj?