Ka rifilluar prodhimi në fushën e naftës së përbashkët Al-Khafji e cila shtrihet në zonën asnjanëse midis Kuvajtit dhe Arabisë Saudite, bëri të ditur të enjten drejtori ekzekutiv i Kompanisë së Naftës në Gjirin e Kuvajtit, raporton Anadolu Agency (AA).
“Prodhimi në fushë ishte pezulluar që nga 1 qershori, sipas një vendimi të Komitetit Ekzekutiv të Përbashkët të Operacioneve Khafji”, tha Abdullah Al-Sumaiti në një deklaratë për media.
Masa ishte në përputhje me vendimin e Organizatës së Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC) dhe vendeve jo-OPEC-prodhuese të naftës, për të ulur prodhimin e naftës së papërpunuar me 9.7 milionë fuçi në ditë në maj dhe qershor për të siguruar stabilitetin e çmimeve të tregut të naftës së papërpunuar.
Pas një vendimi nga Kuvajti dhe Arabia Saudite, fusha Khafji, të cilën ata së bashku e posedojnë, rifilluan prodhimin në fillim të prillit pas një pushimi gati 5-vjeçar.
Fushat e naftës së përbashkët Khafji dhe Wafra, të vendosura në zonën neutrale midis dy vendeve, kanë një kapacitet prodhimi ditor 500.000-600.000 fuçi.
Të dyja vendet anëtare të OPEC-ut mbyllën Khafji në vitin 2014 për arsye mjedisore dhe Wafra në vitin 2015 për shkak të pengesave në funksionimin e saj.