“Çdo njeri i madh është bërë i madh dhe çdo njeri i suksesshëm është bërë i suksesshëm, atëherë kur gjithë forcën e tij dhe gjithë përqendrimin e tij e ka shfrytëzuar për një qëllim (cak) të caktuar.”
Mardil Voroçne
E përmenda më herët kur folëm për fuqinë e mendimit dhe ndikimin e tij nga rregullat (bazat) e thellësisë së mendjes se përqendrimi, sipas meje, është nga bazat më të forta të mendjes. Kur vendos përqendrimin tënd dhe vëmendjen tënde për një gjë të caktuar, mendja largon të gjitha të dhënat e tjera që t’i bëj vend asaj të dëshiruarës apo asaj për të cilën je përqendruar. Përveç kësaj, zgjeron gjënë për të cilën je përqendruar dhe në këtë mënyrë i ndez ndjenjat dhe sjelljet.
Më lejo të të pyes tani: a të ka ndodhur ndonjëherë të kesh dhembje koke e pastaj të jetë paraqitur në telefon ndonjë nga shoket e tu te vjetër që nuk e ke parë për një kohë të gjatë dhe je përqendruar në bisedë me të. Pastaj kur e ke perfunduar telefonatën ke vërejtur se dhembja e kokës ka kaluar ose për një moment nuk ke ndier dhembje koke?
Ose a të ka ndodhur të jesh i përqendruar tek ndonjë person dhe e ke parë atë me paragjykim të keq. Pastaj e ke kuptuar se është i sjellshëm dhe e ke ndërruar mendimin tënd?
A po e sheh se kur je i përqendruar në ndonjë gjë dhe kur e largon atë përqendrim duhet ta zëvendësosh atë me ndonjë përqendrim tjetër. Mendja e njeriut (memoria e tij) nuk i largon nga mendja të përjetuarat ose përvojat, por vendin e përvojave të vjetra e marrin përvojat e reja.
Me strategjinë e ndryshimit të përqendrimit nënkuptojmë: një grumbull pyetjesh të palogjikuara (të pamenduara) në momentin kur ballafaqohemi me ndonjë problem çfarëdolloji qoftë ai. Kjo varet nga vlerësimi i brendshëm i përvojave të jetës. Dhe nëse ky vlerësim është negativ sjelljet do të jenë negative dhe e kundërta, nëse vlerësimi është pozitiv atëherë edhe rezultatet janë pozitive.
Më lejo që së bashku të provojmë strategjinë e ndryshimit të përqendrimit dhe le të fillojmë me përqendnmin negativ:
1- Kujto një përvojë të keqe që je duke e përjetuar tani.
- Parashtroja vetes tënde pyetjet e radhës, por mos kalo në ndonjë pyetje pa u përgjigjur në atë është para saj.
- Ç’është problemi, saktësoje?
- Për sa kohë e ke të njëjtin problem?
- Pse e ke këtë problem?
- Ç’është arsyeja që ti gjendesh në ose me këtë problem?
- Si menaxhon ndërmjet këtij problemi dhe ndërmjet ndonjë gjëje që dëshiron ta realizosh në jetën tënde?
- Cila është koha kur më së shumti ke lënguar nga ky problem?
- Pasi që i je përgjigjur këtyre pyetjeve, përshkruaji ndjenjat e tua!
Do të shohësh se ndjenjat e tua janë negative dhe kjo ngase pyetjet të përqendrojnë në problematikën e përcaktuar dhe në negativitetin e saj.
Tani le të provojmë përqendrimin pozitiv:
- Mendoje (paramendoje) të njëjtin problem dhe përgjigju pyetjeve të radhes:
- Çfarë dëshiron?
- Përse e dëshiron?
- Kur e dëshiron të ndodhë?
- Si mund të arrish deri tek e dëshiruara?
- Kur të arrish tek ajo që dëshiron çfarë do të përmirësohet në jetën tënde?
- Cilat janë sfidat me të cilat mund të ballafaqohesh?
- Cila është rruga dhe mënyra më e mirë për t’iu përballuar sfidave dhe për t’i mënjanuar ato?
- Cila është puna e parë që duhet të bëj që tani në mënyrë që të arrihet deri tek e dëshiruara?
- Pasi iu përgjigje këtyre pyetjeve si ndihesh, si janë ndjenjat e tua?
Do të shohësh se ndjenjat e tua tani dallojnë nga ato që kishe pak më parë kur iu përgjigje pyetjeve para këtyre të fundit. Sepse pyetjet e para ishin negative dhe të jepnin përqendrim negativ, ndërsa këto të dytat janë pozitive dhe të çojnë drejt zgjidhjes së problemit, çfarëdo qoftë ai.
Që sot fillo ta përdorësh
Strategjinë e përqendrimit pozitiv
Me çfarëdo problemi (sfide) që
Dëshiron ta kthesh nga
Të qenët negativ në pozitiv!
Strategji të të menduarit | Dr. Ibrahim el-Fekij