Dubai do të lejojë vizitorët e huaj të hyjnë në territorin e saj nga 7 korriku, ndërsa të huajt me vizë qëndrimi do të hyjnë në vend nga 22 qershori.
Këtë e bëri të ditur kabineti qeveritar ditën e sotme (21 qershor).
Ata që hyjnë duhet të paraqesin certifikata që tregojnë se kohët e fundit janë testuar dhe se janë negative për koronavirus.
Gjithashtu ata do t’i nënshtrohen sërish një testi pas mbërritjes në aeroportet e Dubait. Ndërkohë qytetarët vendas do të jenë në gjendje të udhëtojnë jashtë vendit nga 23 qershori.
Dubai është një ndër vendet më të parapëlqyera për të kaluar pushimet për shkak të plazheve luksoze.
Me qindra mijëra persona e vizitojnë Dubain çdo vit. /IO/