Presidentja e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), Kristalina Georgieva, tha se parashikimet e rritjes për ekonomitë, të cilat ajo do të publikojë këtë muaj, do të jenë më keq se ato të mëparshme.
“Parashikimi për shumicën e vendeve do të rishikohet poshtë, dhe vetëm për disa lart,” tha ajo në një fjalim në konferencën për rolin e FMN-së në ndërtimin e stabilitetit ekonomik në botë, të mbajtur përmes internetit, të organizuar nga Instituti GLOBSEC me qendër në Bratislavë. .
Ajo theksoi se që nga Lufta e Dytë Botërore, asnjë krizë nuk ka pasur një efekt kaq të fortë në një shkallë globale si COVID-19.
Ajo theksoi se të gjitha vlerësimet thonë se 170 ekonomi, përfshirë vendet evropiane, do të përfundojnë këtë vit me të ardhura të ulëta kombëtare për frymë në krahasim me ato të mëparshme.
Ajo kujtoi se raporti i FMN nga prilli tregoi se ekonomia globale është në rrugën e një rënie prej rreth 3 përqind këtë vit për shkak të krizës së shkaktuar nga pandemia.
“Ne do t’i publikojmë vlerësimet e rradhës në qershor dhe, për fat të keq, më duhet të them se do të jetë edhe më keq,” tha shefja e FMN. /tesheshi.com/