Të ndjekësh ëndrrat nuk është asgjë e keqe, pavarësisht se gjatë rrugëtimit tuaj për të realizuar projektet e kamotshme, mund të hasni në sfida të shumta.
Këtë gjë më së miri e shpjegon vendosmëria dhe përkushtimit i kolonel Sandersit, i cili pas shumë tentimeve ka arritur të patentoj recetat e tij dhe brenda një kohe të shkurtër të ketë në pronësi restorantet e KFC-së në mbarë botën, transmeton Telegrafi.
Edhe pse si 5-vjeçar humbi babanë dhe disa vite më vonë braktisi shkollën, duke tentuar të realizojë ëndrrat e tij, Sanders lëre që e braktisi bashkëshortja por edhe i mori vajzën e vetme që e kishin.
Ishte dëshira e madhe për kuzhinën që e ndihmoi atë të vazhdojë rrugëtimin e tij në jetë. Megjithatë në një moment u lodh nga refuzimet e shpeshta, sa që kishte menduar të kryej vetëvrasje.
Një ditë ndodhi krejt e papritura, një restorant i tha “PO” recetës së tij pas mijëra refuzimeve, ndërsa paratë që i merrte nga shteti si pension – në vlerë prej 105 dollarëve, i takuan të kaluarës dhe “jetës që la pas”.
Me punë dhe mund të madh arriti të krijoj rrjetin e restoranteve KFC – ku si 88-vjeçar u bë multi-miliarder dhe të ketë në pronësi mbi 20 mijë lokale anembanë botës. Telegraf