Thirrje për njerëzit e biznesit

Neve u bëjmë thirrje biznesmenëve që t’ju kthehen mësimeve të Islamit, atyre që kanë humbur në mes të errësirës së labirintit shterpë të jetës; atyre që janë të shqetësuar e në agoni, që janë të etur ta rrëmbejnë atë nga grykat e shkatërrimit; atyre që qëndrojnë të hutuar para portës për t’u reformuar, duke mos e ditur përmes cilës rrugë të kalojnë, zemrat e të cilëve janë mbyllur përbrenda labirintit të fundeve dhe mjeteve ngatërruese, dhe janë të paaftë që ta gjejnë një shkaktar të vërtetë; atyre që e kanë dorëzuar vullnetin e tyre tek mendimi i zbrazët dhe arsyeja e pavendosur, derisa të hyjnë në ferrin e ushtrimit të dështuar; dhe atyre që dëshirojnë t’i korrin dhuntitë e kësaj bote dhe të Botës Tjetër. Të gjithë këtyre njerëzve, ua drejtoj thirrjen kur’anore vijuese:

“O ithtarë të librit, juve ju erdhi i Dërguari Jonë që ju sqaron shumë nga ajo që fshihnit prej librit, e për shumë nuk jep sqarime. Juve ju erdhi nga Allahu dritë, dhe libër i qartë.”     (El-Maide: 15)

Artikulli paraprakStrategjia e ndarjes (pjesëzimit)
Artikulli tjetërEkonomiks i mirë për ditë të vështira