Kodi etik islam ka disa objektiva kryesore të caktuara:
- Themelimin e një kodi islam i cili rregullon, zhvillon dhe vërteton metodat biznesore brenda kornizës fetare. Ky kod gjithashtu simbolizon udhëzimin për t’i mbrojtur biznesmenët nga rreziqet.
- Ky kod do të jetë bazë ligjore për determinimin e përgjegjësisë së biznesmenëve dhe gjykimin e tyre së pari para vetë tyre, e pastaj para komunitetit, shoqërisë dhe madje para Vetë Zotit të gjithësisë.
- Gjithashtu, konsiderohet si dokument legal i cili miqësisht mund të vendosë çdo mos- marrëveshje që mund të lindë, në vend se biznesmenët t’u kthehen ligjeve e gjykatave të cilat mund t’i kundërshtojnë ligjet e Zotit.
- Kodi do të kontribuojë në zgjidhjen e shumë problemeve ndërmjet tyre (biznesmenëve) dhe shoqërisë në të cilën ata punojnë. Kjo, nga ana tjetër, do të rezultojë në formimin e lidhjeve vëllazërore dhe thellimit të bashkëpunimit ndërmjet tyre.
- Do të ndihmojë në zhvillimin e kurrikulave dhe seminareve edukative dhe trajnuese të cilat iu adresohen biznesmenëve. Në këtë mënyrë, do të kombinojë vlerat morale dhe sjelljet e shëndosha me parimet e përkohshme biznesore.
- Kodi do t’i paraqesë tërë botës një mostër e model gjithëpërfshirës dhe origjinal të Islamit. Gjithashtu, do të theksojë zbatueshmërinë e tij në çdo vend dhe kohë. Për më tepër, nuk bie ndesh me mesazhet e Allahut të Madhërishëm.