Sovraniteti material në popujt islamë në përgjithësi dhe në mesin e biznesmenëve në veçanti që rrjedh nga mendimi ose ideja shekullore, ka rezultuar në devijimin e disa biznesmenëve nga udhëzimet e Allahut dhe nga rregullat që kanë të bëjnë me transaksionet. Si rrjedhojë, marrëveshjet janë shkelur dhe ata kanë përfunduar nëpër gjykata. Kjo, në shumicën e rasteve, sjell humbjen e të drejtave, shkatërrim të marrëdhënieve, shpërfillje të vëmendjes njerëzore dhe prishje të reputacionit të tyre. Veç tjerash, e shpie Islamin dhe muslimanët drejt diskreditimit.
Në anën tjetër, e kanë humbur shpirtin e bashkëpunimit, integrimit, koordinimit, ruajtjes së të drejtave dhe dëshirës për t’u përshtatur me Sheriatin. Allahu i Madhërishëm na e kujton këtë, duke na thënë:
“Ndihmohuni mes vete me të mira dhe në të mbara…” (El-Maide: 2)
Gjithashtu, Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] i nxiste muslimanët që ta kultivojnë këtë marrëdhënie me fjalët:
“Të gjithë muslimanët duhet të jenë si një strukturë kohezive e bashkuar, e qëndrueshme.”
Prandaj, ata kanë nevojë më tepër se çdokush për një kod që rafinon sjelljen e tyre dhe i udhëheqë ata drejt rrugës e shtegut të drejtë.