Etika në biznes, nga perspektiva Islame

Etika

Dominimi i materializimit të pastër, anekënd botës, ka rezultuar në shumë probleme psikologjike dhe të sjelljes për biznesmenët. Disa nga këto probleme janë si pasojë e mungesës së parimeve, moralit dhe idealeve të tyre. Shumë probleme janë shfaqur; ligjet dhe rregulloret kanë dështuar të gjejnë ndonjë solucion për to. Shumë teoricienë biznesi e theksojnë rëndësinë e sjelljeve morale dhe domosdoshmërinë e tyre për ta zhvilluar kodin etik. Me biznesmenë të cilët veprojnë në përputhje me një kod të tillë transaksionet biznesore do të bëhen etikë.

Stimujt dhe kufizimet do t’i bashkëngjiten këtij kodi, ashtu që të garantojnë implementimin e tij.

Organizatat biznesore në vendet jo-islame i kushtojnë vëmendje etikës

Vëmendje e veçantë i kushtohet etikës në fushën e biznesit për disa arsye, e në mesin e më të rëndësishmeve janë:

  1. Përhapja e të metave dhe defekteve morale në mesin e përgjegjësve të kompanive, firmave, korporatave dhe nëpunësve të tyre. Prandaj, si rezultat i kësaj vjen mungesa e besimit tek liderët, dështimet dhe humbjet. Disa studime kanë dëshmuar se sjellja e pamoralshme e drejtuesve dhe nëpunësve është shkak i dështimit të bizneseve. Një sjellje e tillë mund të ketë ndikim negativ në reputacionin e kompanisë dhe si rrjedhojë ta nënshtrojë atë në sanksione ligjore dhe morale.
  2. Studimet në terren tregojnë se respek- timi i etikës superiore krijon një emër të mirë për kompanitë, firmat dhe organizatat. Kjo, nga ana tjetër, shpie në ngritje të fitimit dhe rritje afatgjate. Një studim i kryer nga Larry Axlineg në Amerikë, i krahasoi kompanitë të cilat përkrahin dhe mbështesin moralin dhe pajtohen e përputhen me përgjegjësitë shoqërore, me kompanitë e tjera të cilat nuk e bëjnë një gjë të tillë.

Ky krahasim ilustron se rritja mesatare vjetore e fitimit në rastin e parë llogaritet 11%, përderisa në rastin e dytë arrin deri në 6%. Përfundimisht, ky studim konkludon se: “ETIKA E MIRË sjell BIZNES TË MIRË.”

Shoqatat biznesore në shumë vende të botës kanë filluar të themelojnë qendra trajnimi për biznesmenët, kanë publikuar revista dhe pamflete, si dhe kanë organizuar konferenca dhe simpoziume kryekëput për etikën biznesore.

Qëllimet e kodit islam të etikës

Për shkak të arsyeve të sipërpërmendura dhe arsyeve tjera, shumë autorë, përfshirë këtu edhe mua, kemi punuar shumë për ta kompiluar një kod të etikës për biznesmenët muslimanë. Ky kod buron nga ligji islam (Sheriati), kodet ndërkombëtare të cilat nuk bien ndesh me shpirtin e parimeve islame dhe konventat e biznesmenëve të cilat janë në përputhshmëri me Sheriatin. Këto janë themelet e udhëzimit dhe suksesit, të cilat i Dërguari i Allahut [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] i theksoi në thënien e tij:

“Po ua lë juve (muslimanëve) Kur’anin Famëlartë dhe Sunetin tim, për të cilat nëse kapeni, kurrë nuk do të devijoni (humbni).”

Një kod i tillë përputhet me mesazhet e Allahut të Lartësuar dhe natyrën e pastër të njeriut.

Artikulli paraprakNjë taksë e gjatë me efekte të vogla
Artikulli tjetërPesë hapa para se të nisni një biznes