Allahu i Lartësuar thotë:
“Ata janë njerëz që nuk i pengon as tregtia e largët e as shitblerja në vend për ta përmendur Allahun, për ta falur namazin dhe ta dhënë zekatin, ata i frikësohen një dite kur do të tronditen zemrat dhe shikimet. (Ata i luten) që Allahu ti shpërblejë më së miri për atë që punuan dhe për t’ua shtuar të mirat nga Ai. Allahu e dhuron pa masë atë që do.” (En-Nur: 37-38)
“Nëse u vjen nga Unë udhëzim (libër e pejgamber) kush i përmbahet udhëzimit Tim, ai nuk ka për të humbur (në dynja) e as nuk ka për të dështuar (në jetën tjetër). E kush ia kthen shpinën udhëzimit Tim, do të ketë jetë të vështirë dhe në Ditën e Kiametit do ta ringjall të verbër.” (Ta Ha: 123-124)
Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] thotë:
“Mos mbillni zili e as mos urdhëroni ngritjen e çmimeve. Mos mbillni neveri ‘ (mospëlqeni) e as mos ndërhyni në ato transaksione kur të tjerët veçse kanë ndërhyrë; bëhuni vëllezër dhe robër të Allahut. Muslimani është vëlla i muslimanit. Ai as nuk i bënë padrejtësi, as nuk e poshtëron, e as nuk e nënçmon atë. Devotshmëria është këtu (derisa e thoshte këtë, ai e drejtoi gishtin e tij kah gjoksi tre herë). Vërtet, është mëkat i madh për muslimanin që ta poshtërojë vëllain e tij musliman. Të gjitha gjërat e muslimanit janë të shenjta për vëllaun e tij musliman, si: gjaku, pasuria dhe nderi i tij.“
“Në qoftë se jeni gati që ta ndërmermi ndonjë vendim për ndonjë çështje, së pari konsideroni pasojat e saj me kujdes. Nëse ka mirësi, përmbusheni atë, në të kundërtën, largohuni prej saj.”
Materializmi mbizotëron spirtualizmin
Islami është sistem gjithëpërfshirës dhe rrugë e përsosur e jetës. Ai i administron çështjet e universit me parimet bazë të fesë. I bashkon vlera spirituale dhe materiale në një tërësi të baraspeshuar, ashtu që njeriu ta jetojë një jetë më të hijshme dhe më të përshtatshme, të vulosur nga kënaqësia dhe mëshira e Allahut në Botën Tjetër. Materia është ushqimi i trupit, përderisa etika është ushqimi i shpirtit. Adhurimi i Allahut është qëllimi kryesor të cilin secili musliman duhet ta kërkojë. E një gjë të tillë, ai mund ta arrijë edhe nga materialja. Këtë e gjejmë në Fjalët e Allahut të Madhërishëm:
“Unë nuk i krijova xhinët dhe njerëzit për tjetër pos që të më adhurojnë. Unë nuk kërkoj prej tyre ndonjë fumizim e as dëshiroj të më ushqejnë ata. Allahu është Furnizues i madh, Ai Fuqiforti.” (El-Dharijat: 56-58)
Konceptet materialiste kanë mbizotëruar vlerat shpirtërore dhe i kanë dominuar shumicën e njerëzve, e veçanërisht biznesmenët. Pasuria, grada dhe pushteti gjithashtu janë bërë kriter mbizotërues dhe dominues për vlerësimin e njerëzve. Shumica harrojnë mirëbesimin, vlerat morale dhe sjelljet e shëndosha, dhe si rrjedhojë telashet rriten, ndërsa begatitë zvogëlohen.