Disa prodhues të veturave mund të dalin më të fortë, disa mund të dobësohen aq sa të mos mund të mbijetojnë të vetëm. Fabrikat do të mbyllen. Presioni për t’u bërë elektrikë do të rritet.
Njerëzit do të udhëtojnë më pak tani që kanë gjetur mundësi se si të punojnë nga shtëpitë. Ose do të udhëtojnë me vetura që të shmangin afrinë me të tjerët në autobusë e trena.
Industria e automobilizmit po përgatitej për një vit të rëndë edhe para se koronavirusi të linte pa punë fabrikat, të mbyllte kompanitë e shitjeve e shitjet të binin në rënie të lirë.
Tani gjërat kanë nisur të përjetojnë evoluim: Industria pritet të rindërtohet në mënyra që mund të kenë efekt te tetë milionë njerëz në botë që punojnë për prodhuesit e veturave.
Iu desh gati një dekadë shitjeve të veturave në Bashkimin Evropian për t’u rikuperuar nga recesioni që filloi më 2008. Në tregun e Shteteve të Bashkuara të Amerikës u deshën pesë vjet për rikthim, por shitjet ishin “të rrafshëta” që prej 2015-s.
Një shpërthim në Kinë fillimisht ndihmoi kompensimin, por tregu ka qenë në rënie që prej 2018-s. Teksa “Volkswageni”, “Daimleri”, “Fiat Chrysleri” e të tjera kompani ngadalë po rinisin punën nëpër fabrika, njerëzit që punojnë në biznesin e automobilizmit po nisin të mendojnë për pasojat e kësaj krize.
“Nuk duhet të jemi tejet optimistë dhe të presim se në vitin 2021 gjithçka do të kthehet në normalitet, sikur të mos kishte ndodhur gjë”, ka thënë Ola Kallenius, shef ekzekutiv në “Daimler”, në një konferencë për media. “Pandemia me gjasë do të ketë ndikim enorm në ekonomi dhe ne duhet të përgatitemi”.
Artikullin e plotë mund ta lexoni në gazetën Koha Ditore. Klikoni këtu për t’u regjistruar falas.
© KOHA.