ATK mundëson shërbimin e pagesës me këste të obligimeve tatimore

Administrata Tatimore e Kosovës njofton se vazhdimisht është në përpjekje që të ofrojë lehtësira më të mëdha për tatimpaguesit. Andaj, siç theksohet në komunikatën për media, me qëllim që tatimpaguesit të kenë sa më të lehtë përmbushjen e obligimeve tatimore,  ATK në sistemin elektronik EDI ka shtuar edhe një shërbim të ri, i cili ka të bëjë me kërkesën për marrëveshjen e pagesës me këste të obligimeve tatimore.

Përmes kësaj kërkese, tatimpaguesit mund të kërkojnë arritjen e një marrëveshjeje të pagesës së borxhit tatimor të pashlyer.

“ATK fton tatimpaguesit që ta shfrytëzojnë këtë mundësi, në mënyrë që duke shmangur kontaktin fizik të kontribuojmë në parandalimin e COVID 19. Kërkesa në fjalë gjendet në menynë -Shërbimet-Kërkesë për Marrëveshje Pagesë”, thuhet në njoftimin e tyre.

Artikulli paraprakBIE IMPORTI I NAFTËS, BUXHETI NËN PRESION
Artikulli tjetërPensione në kohë pandemie, edhe për ata që nuk e kanë rinovuar të drejtën për to