SADAKAJA E SHUAN MËKATIN DHE E SHLYEN GJYNAHUN

Allahu e bëri sakadanë të jetë shkak për faljen e gabimeve, shlyeijen e mëkateve dhe mbulimin e të metave.

Në këtë aludojnë citatet që kanë ardhur nga Kurani dhe Suneti, e ndër to është edhe fjala e Allahut:

“Veprat e mira i shlyejnë veprat e këqija. ” (Hud: 114)

Ky ajet është argument i përgjithshëm që e përfshin çdo vepër të mirë dhe bamirësi dhe s’ka dyshim se sadakaja është një prej veprave madhështore të mira dhe bamirëse dhe ajo është më meritore të bëjë pjesë në ajet.

Allahu në ajet tjetër thotë:

“Me të vërtetë që për myslimanët dhe myslimanet, …. mirëbërësit dhe mirëbërëset,… pra, për të gjithë këta Allahu ka përgatiturfalje dhe shpërblim të madh. ” (El-Ahzab: 35)

Po ashtu thotë:

“Nxitoni drejt faljes së gjynaheve nga Zoti juaj dhe Xhenetit, hapësira e të cilit është sa qiejt e Toka dhe që është përgatitur për të devotshmit, të cilët japin lëmoshë edhe kur janë në mirëqenie, edhe kur janë në vështirësi, e mposhtin zemërimin dhe ua falin fajet njerëzve. Allahu i do bamirësit.” (Ali Imran: 133-134) Ajeti na bën me dije se shpenzimi në atë që e kënaq Allahun është ndër veprat më të mëdha që nëpërmjet saj arrihet falja e mëkateve dhe mbulimi i të metave.

Prej argumenteve të tjera janë edhe ato të Sunetit, e ndër to është edhe fjala e të Dërguarit të Allahut, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin për të:

“Jepni lëmoshë, qoftë edhe një hurmë, ajo e plotëson nevojën e të uriturit dhe e shuan mëkatin njësoj siç e shuan uji zjarrin. ”

Me një hadith tjetër:

“Sadakaja e shuan mëkatin njësoj si shkrihet dhe zhduket akulli nga rrezet e ngrohta diellore. ”

Imam Buhariu, Allahu e mëshiroftë, në librin e tij në kaptinën: “Sadakaja i shlyen mëkatet” prej hadithit të Hudhejfes, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, i cili përcjell se i Dërguari i Allahut, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin për të, ka thënë:

“Sprovën e njeriut në familjen, pasurinë, jemijën dhe komshiun e tij, e shlyen namazi, sadakaja dhe të bërit mirë. ”

Në një hadith tjetër i Dërguari i Allahut, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin për të, ka thënë:

“O ju tregtarë, vërtet shitblerja juaj përzihet me gjëra të kota dhe betime, ndaj pastrojeni atë me sadaka ”

Kuptimi është se tregtari mund që ta lavdërojë mallin e tij aq tepër saqë të gabojë kur flet apo për ta shitur mallin e tij të betohet pa u menduar, andaj pëlqehet dhënia e sadakasë për t’i fshirë ato gjurmë.

Muhamed ibën El-Munkedir, Allahu e mëshiroftë, tha:

“Prej gjërave që e detyrojnë faljen është edhe ushqimi i një myslimani të uritur.”

Disa nga dijetarët pas fjalëve të tij thanë:

“Kur Allahu ia fali atij që qenit të etur i dha ujë, atëherë si do jetë gjendja e atij që i jep ujë një të eturi, apo e ushqen një të uritur apo e veshmbath një të zhveshur prej myslimanëve.”

Bazuar mbi këto argumente se sadakaja i shlyen mëkatet dhe i fal gabimet, disa prej dijetarëve e pëlqyen që njeriu pas çdo mëkati që e bën të japë sadaka44, dhe mund që argu- mentimi i tyre të jetë bazuar në fjalën e të Dërguarit të Allahut, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin për të, ku thotë:

“Pasi e bën një të keqe pasoje atë me një vepër të mirë, sepse e mira e fshin të keqen. ”

Dhe sadakaja është prej veprave të mira të mëdha dhe koka e adhurimeve dhe ajo prerazi bën pjesë brenda veprës së mirë që është cekur në hadith.

Artikulli paraprakEdhe nje vendim në favor të bizneseve nga Ministri Bislimi
Artikulli tjetërVendim nga Ministri Bislimi për ndihmë të bizneseve për shtyrjen e të gjitha deklarimeve tatimore nga data 30 prill deri më datë 15 maj