Sadakanë Allahu e shton dhe sadakadhënësit përfitimet ia shumëfishon, gradat ia rrit dhe për këtë dëshmojnë shumë argumente.
Allahu thotë:
“Ata që japin lëmoshë e që i japin Allahut një hua të mirë, qofshin burra ose gra, do t’u shumëfishohet përfitimi dhe do të kenë një shpërblim fisnik.” (El- Hadid: 18)
Ky ajet qartëson se kush jep sadaka, nga burrat dhe gratë, nuk dallohet në vlerë ndaj atij që sadakanë e merr dhe sadakadhënësi kur jep në këtë rast nuk bashkëpunon me njerëzit, por ai me sadakanë e tij i jep hua Allahut dhe bashkëpunon drejtpërdrejt me Allahun, e a ka stimulim më të mirë për të dhënë sadaka se sa ndjenja e thellë në shpirtin e atij që e jep se është duke i dhënë hua të Pasurit e të Lavdëruarit dhe të bashkëpunojë me sunduesin e Tokës?! Dhe e tërë atë pasuri që e shpenzon do t’i kthehet shumëfish dhe pas gjithë kësaj do të ketë një shpërblim fisnik.
Allahu në një ajet tjetër thotë:
“Kush do t’i japë AUahut një hua të bukur, që Ai t’ia kthejë shpërblimin shumëfish?” (El-Bekare: 245)
Xhasasi, Allahu e mëshiroftë, duke e sqaruar urtësinë se pse Allahu lëmoshën e quajti hua, tha:
“Allahu e quajti hua për ta përforcuar meritën për shpërblim nga ajo vepër, pasi pas çdo huaje kompensimi është i merituar.”
Ibën El-Kajimi, Allahu e mëshiroftë, sqaroi se sadaka- dhënësi kur e di se kapitali i tij do t’i kthehet prapë dhe kjo është e patjetërsueshme, vetja e tij sadakanë e jep vullnet- arisht me vetëdëshirë dhe e ka shumë më lehtë për ta nxjerrë. Andaj kur e di se ai që e kërkon huan është i pasur, bamirës dhe e kthen borxhin, kjo edhe më tepër ia dashuron veprën dhe ia shton zemërgjerësinë, pastaj kur e di se ai që e kërkon huan bën tregti për të me borxhin që e merr, investon dhe ia shton pasurinë derisa t’i shumëfishohet ajo që e ka dhënë, atëherë e jep edhe më lehtë. Shtoja kësaj edhe atë se kur e di se përskaj të gjitha këtyre përfitimeve i jep nga dhuntitë e Tij shpërblim tjetër jo nga lloji i sadakasë, ai nuk e lë dhënien e huas assesi, pos nëse ka sëmundje në veten e tij, si koprracinë apo mospasja besim në atë që i është garantuar atij.
Allahu në ajet tjetër thotë:
“Ata që shpenzojnëpasurinë e vet në rrugë të AUahut, i shëntbëllejnë atij që mbjell një kokërr nga e cila dalin shtatë kallinj, ku secili kalli ka nga njëqind kokrra. Allahu ia shton (shpërblimin) edhe më tepër kujt të dëshirojë; Allahu është Mirëbërës i Madh dhe i Gjithëdijshëm. ” (El-Bekare: 261)
Ajo çfarë ndikon shumë që njeriu të stimulohet në dhënien e sadakasë është se Allahu ia shton atij shpërblimin pa llogari, nga mëshira dhe fumizimi i Tij i cili nuk ka fund dhe kufij.
Kurse prej haditheve që aludojnë në madhështinë e shpërblimit të sadakasë e cekim fjalën e të Dërguarit të Allahut, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin për të, i cili tha:
“Kush jep lëmoshë nga pasuria e pastër dhe Allahu e pranon vetëm atë që është e pastër, vërtet Allahu e pranon atë me të djathtën e Tij, qoftë ajo edhe një hurmë, ajo shtohet në dorën e Allahut derisa të arrijë madhësinë e kodrës, ashtu siç ndonjëri prej jush e rrit të voglin e kalit dhe të devesë që sapo është ndarë nga gjiri i nënës së vet. ”
Ibën Haxheri, Allahu e mëshiroftë, tha:
“Sadakaja është frutë pune. Pjella e kafshës më së shumti ka nevojë për përkujdesje nëse është në atë moshë që sapo është ndarë nga gjiri i nënës së vet, e nëse përkujdesja ka qenë e mirë, atëherë ajo do ta arrijë shkallën e për- sosmërisë. E njëjta vlen edhe për veprën e birit të Ademit, e në veçanti sadakanë, kur njeriu jep sadaka nga pasuria e pastër e tij, Allahu nuk ndalet së shikuari drejt saj derisa ta përfshijë cilësia e përsosmërisë, e të përfundojë me shumëfishim, e deri në një masë saqë dallimi të jetë aq i madh sikurse është cekur në hadith, si në mes të hurmës
dhe malit, dhe me sa duket, shpërblimi i madh përshkruhet për qëllim e ka se vetë sadakaja rritet që të peshojë më rëndë në peshore apo mund të jetë edhe ajo se për qëllim e ka shpërblimin e saj të madh.”
Në një hadith tjetër i Dërguari i Allahut, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin për të, tha:
“Kush shpenzon nga pasuria e tij në rrugë të Allahut, atij i shkruhen shtatëqindfish. ”
El-Mubarekfurij, Allahu e mëshiroftë, tha:
“Ky është premtimi më i vogël dhe Allahu shton edhe shumë më tepër për atë që do.”
Në një hadith tjetër që e përcjell Ebu Mesud El-Ensarij, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, thotë se një burrë erdhi me devenë e tij dhe në të kishte kapistër dhe tha:
“Këtë deve po e jap për hir të Allahut!” I Dërguari i Allahut, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin për të, ia kthehu: “Me të do t’i fitosh Ditën e Kiametit shtatëqind deve të gjitha me kapistër. ”
Aishja, Allahu qoftë i kënaqur prej saj, një ditë prej ditëve mbante rrush në duart e saj, ndërkohë e pa një të mjere .. kërkoi prej saj që t’i japë ushqim, e ajo iu drejtua njerit te pranishëm aty dhe i tha:
“Merre një kalavesh dhe jepja atij!” Burri u habit dhe filloi të shikojë në Aishen, kurse ajo ia ktheu: “A po çuditesh?! Sa të mira i sheh në këtë kokërr rrushi?!”
Jahja ibën Muadh, Allahu e mëshiroftë, tha:
“Nuk di që një kokërr peshon sa malet e dynjasë, përveç kur jepet si sadaka.”