Emergjenca COVID-19 UNHCR kërkon fondet e zekatit për ndihmë ndaj refugjatëve

Fondi i Zekatit për Refugjatët nga UNHCR ngriti 43.165 milion dollarë në vitin 2019 dhe arriti të ndihmoj pak më shumë se 1 milion përfitues në tetë vende të ndryshme të botës.

Këtë vit, shpërthimi dhe përhapja e koronavirusit vë në rrezik edhe më të rrezikshmit, refugjatët. Houssam Chahine, Shefi i Partneriteteve të Sektorit Privat të UNHCR për rajonin MENA, e quan pandeminë “një urgjencë brenda një urgjence” kjo është shqetësuese pikërisht për situatën e refugjatëve.

Nevoja për zekat dhe sadaka për refugjatët këtë vit është “aq e madhe”, thotë ai.

Houssam flet për strategjinë këtë vit për të mbledhur sa më shumë fonde nga partnerët institucionalë dhe filantropët, si dhe individët. UNHCR, thotë Houssam, tani mund të lëvizë përtej rajonit MENA për të mbledhur fonde globalisht, pasi të forcojë besueshmërinë e saj në lidhje me mbledhjen dhe shpërndarjen e zekatit në Lindjen e Mesme.

Ai është i bindur se UNHCR mund të mbledh më shumë se ato që bëri vitin e kaluar sepse gjatë kohërave sfiduese, njerëzit gjejnë një mënyrë për të dhënë më shumë, thotë ai.

Artikulli paraprakThe Economist: Autokratët e shohin katastrofën si mundësi
Artikulli tjetërTregu evropian i veturave bie me 23,2% për shkak të Covid-19