SADAKAJA KA DOMETHËNIE TË MADHE DHE AI QË E JEP ATË KA POZITË TË LARTË

Sadakaja llogaritet prej veprave më të mira dhe më të dashura tek Allahu. Argument për këtë është hadithi të cilin e përcjell Ibën Omeri, Allahu qoftë i kënaqur prej tyre, se i Dërguari i Allahut, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin për të, ka thënë:

“Veprat më të dashura tek Allahu janë gëzimi që e fut te besimtari, t’ia lehtësosh atij vuajtjen, t’ia shlyesh atij borxhin ose ta largosh prej tij urinë. ”

Në një transmetim tjetër ka ardhur:

“Prej veprave më të mira janë: futja e gëzimit te besimtari, shlyerja e borxhit të tij, plotësimi i nevojës dhe lehtësimi i brengës së tij. ”

Madje sadakaja krenohet dhe lavdërohet para veprave të tjera. Omer ibën Hatabi, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, rreth saj thoshte:

“Veprat lavdërohen njëra para tjetrës dhe lëmosha u thotë:

“Unë jam më e mira në mesin tuaj.”

Pozitën e lartë që e zë sadakaja reflektohet edhe tek ai që e jep atë. Ai është në një pozitë të lartë, ashtu siç i Dërguari i Allahut, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin për të, thotë:

“Dynjaja është për katër veta: një rob që Allahu e ka furnizuar me pasuri dhe me dituri. Ai i shfrytëzon ato dhe ka frikërespekt ndaj Zotit të tij në to. Me to i mban lidhjet farefisnore, e mëson të drejtën (hakun) e Zotit në to. Kjo ështëpozita më e vlefshme (në xhenet)… ”

Sadakadhënësi llogaritet dora e epërme, ashtu siç lajmëroi i Dërguari i Allahut, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin për të, dhe tha:

“Dora e epërme është më e mirë sesa dora e poshtme. Dora e epërme është ajo që jep, kurse e poshtmja është ajo që kërkon. ”

Sadakadhënësi llogaritet ndër më të mirët në mesin e njerëzve për shkak të dobisë që ua bën të tjerëve. Ka ardhur me një hadith se i Dërguari i Allahut, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin për të, ka thënë:

“Më i miri prej njerëzve është ai më dobiprurësi për ta. ”

Sadakadhënësi në ahiret bën pjesë në mesin e bamirësve dhe për këtë aludon hadithi i të Dërguarit të Allahut lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin për të:

“Bamirësit në dynja do të jenë edhe bamirësit e ahiretit.|” Pozitën e lartë që e zë sadakadhënësi nuk përkufizohet vetëm me botën tjetër, por ajo pozitë e përfshin edhe në dynja. Andaj, kush e liron dorën, do të sundojë, kurse kush e shtrëngon dorën, do të poshtërohet. Madje Muhamed ibën Hibani, Allahu e mëshiroftë, tha:

“Kushdo që sundoi dhe udhëhoqi në periudhën para Islamit dhe atë të Islamit derisa u njoh me sundim dhe populli i nënshtrohej dhe për tek ai udhëtonin i largëti dhe i afermi, nuk mundi ta arrijë përsosmërinë e këtij sundimi përveçse me ushqimin e të varfrit dhe me nderimin e mysafirit.”

Sadakadhënësi është mbi atë që e merr sadakanë, derisa thuhet:

“Sadakadhënësi e merr peng falënderimin dhe me sadakanë e tij e robëron të lirin.”

Prandaj Ibën Semak, Allahu e mëshiroftë, thoshte:

“Çudi me atë njeri që me pasuri i blen skllevërit dhe me mirësi nuk i blen të lirët!”

Artikulli paraprakÇka është debitimi direkt dhe si mund ta përdorim atë në kryerjen e pagesave të rregullta
Artikulli tjetërSADAKAJA ËSHTË SHKAK QË SADAKADHËNËSIN TA RUAJË NGA FATKEQËSITË DHE VËSHTIRËSITË