Tiparet e menaxherëve të mirë

Gjëja e fundit që një menaxher dëshiron është që anëtarët e tij të ekipit të frikësohen nga puna çdo ditë. Për shkak se njerëzit kalojnë shumicën e kohës së tyre në punë, është e rëndësishme që menaxherët të bëjnë gjithçka që munden për ta bërë atë kohë të kënaqshme, emocionuese dhe të kaluar mirë.

Një menaxher diktator i cili ka mungesë të ndjeshmërisë ose të njohurive mund të prodhojë ndërrim të lartë të punonjësve nga të cilët në fund dështojnë. Menaxherët e shkëlqyer bëjnë më të mirën e tyre për të bërë 80 përqind të punës shpërblyese, me 20 përqind ekuilibër të stresit të shëndetshëm. Përderisa kjo mund të mos jetë gjithmonë  e mundur, ky është qëllimi i tyre.

Ata kanë këto tipare.

  1. Ata janë të mirë informuar

Për të krijuar një ekip të lumtur dhe të suksesshëm, menaxherët sigurohen se janë të informuar për çdo zonë të fushës së tyre, dhe se kanë burimet e nevojshme për të mbledhur informacionet të cilat nuk i kanë. Ata janë përgjegjës për drejtimin e të tjerëve, ata ndjekin njohuritë e tyre dhe qëndrojnë të lidhur mirë në industrinë e tyre.

Këto aftësi i bëjnë ata ‘’bazë të sigurtë’’ që anëtarëve të ekipit iu nevojitet. Sa më shumë njohuri që ka një menaxher, aq më i mirë është trajnuesi, dhe më inspiruese është kur anëtarët e ekipit shkojnë tek ata për udhëzime.

  1. Ata janë praktikë

Menaxherët e mirë i kuptojnë parimet themelore të menaxhmentit, dhe përdorin një gamë të gjërë të atyre parimeve për të drejtuar nevojat individuale dhe unike që ka çdo anëtar i ekipit. Këta menaxherë janë të zgjuar dhe kanë aftësi kur marrin vendime dhe gjithashtu kur gjejnë zgjidhje për problemet.

Suksesi vjen më lehtë kur drejtimi dhe pritshmëritë komunikohen në mënyrë të qartë me anëtarët e ekipit. Këto aftësi praktike janë të nevojshme për krijimin e një ambienti të lumtur dhe produktiv në punë.

  1. Ata janë optimistë

Menaxherët e mirë janë optimistë dhe pozitivë. Është më mirë për ta dhe për biznesin në çdo nivel. Menaxherët e suksesshëm janë të sigurtë në mirëqenien e tyre. Çdo ditë ata vendosin një ton pozitiv për ekipin e tyre me një qëndrim optimist dhe të dobishëm.

Një menaxher i ftohtë shumë shpesh dëmton ekipin e tij. Suksesi vjen më vështirë duke punuar nën kushte negative dhe shtypëse.

  1. Ata menaxhojnë stresin

Stresi është një vend që ne të gjithë kemi potencialin për të humbur durimin dhe për të trajtuar keq të tjerët. Menaxherët e mirë janë emocionalisht inteligjentë. Për shkak se ata dinë se si të menaxhojnë stresin e tyre, ata dinë se si të menaxhojnë stresin e ekipit të tyre kur iu nevojitet më së shumti. Për të zvogëluar stresin, menaxherët më të mirë  sigurohen se anëtarët e ekipit kanë kohën e nevojshme për t’u kujdesur për veten e tyre. Kjo qasje e menaxhimit bazohet në ekuilibër. Kur gjërat janë në ekuilibër, suksesi zhvillohet dhe mirëmbahet më lehtë.

  1. Ata e duan atë që bëjnë

Menaxherët e pëlqyer e duan atë që bëjnë. Për shkak të kësaj dashurie, ata shikojnë veten si ‘’nxënës’’ të vazhdueshëm. Ata investojnë kohën e tyre në burime të vetë-zhvillimit, edukimit dhe trajnimit.

Është inspiruese për gjithkënd të rrijë me dikë i cili është i etur për rritje dhe zhvillim. Kur një menaxher ka këtë interes dhe pasion, pa dyshim që transmetohet edhe tek ata të cilët punojnë për të. Menaxherët e mirë janë të vetëdijshëm se mënyra e vetme për të kaluar konkurrencën është të rrisin veten dhe ekipin e tyre përtej konkurrencës.

  1. Ata janë udhëheqës

Menaxherët e mirë zhvillojnë aftësitë e tyre të udhëheqjes duke u angazhuar në ushtrime të ekipit dhe duke zbuluar potencialin e plotë të ekipit që ata e menaxhojnë. Menaxherët e suksesshëm dëshirojnë t’i mësojnë anëtarët e ekipit të punojnë me njëri tjetrin, në vend se kundër njëri tjetrit. Ata mbajnë ekipin e tyre të bashkuar duke vlerësuar atmosferën shoqërore më shumë se konkurrencën.

  1. Ata kanë aftësinë për të motivuar të tjerët

Menaxherët e mirë janë të motivuar dhe kanë aftësinë për të motivuar të tjerët gjithashtu. Ata vazhdimisht pyesin veten se si mund të përmirësojnë gjendjen morale të ekipit me taktika të reja për të mbajtur pasionet në pikën më të lartë.

Menaxherët e suksesshëm kultivojnë marrëdhënien në mes të lumturisë dhe arritjeve në anëtarët e ekipit. Ata inspirojnë ekipin e tyre duke ridefinuar qëllimet si pjesë e diçkaje më të madhe se sa vetëm të mbyllin marrëveshjen e tyre të radhës. Sa më mbështetës që është ambienti në mes  të anëtarëve të ekipit, dhe në mes të ekipit dhe menaxherit, aq më të bashkuar dhe të suksesshëm bëhen ata së bashku.

  1. Ata i dedikohen përsosmërisë

Menaxherët e mirë presin më të mirën nga vetja dhe ekipi i tyre. Ata refuzojnë të pranojnë rezultate të dobëta, duke e ditur se kjo reflekton në aftësinë e tyre për të menaxhuar mirë, njëlloj sikur reflekton në aftësinë e ekipit për të shkëlqyer. Menaxherët më të mirë inkurajojnë ndarjen e ideve dhe ofrojnë nxitje, si bonuse ose përqindje, që ekipi i tyre të ‘’mendojë jashtë kutisë’’. Ata nuk tolerojnë që anëtarët e ekipit të flasin keq për njëri tjetrin, konsumatorët ose shitësit. Ata theksojnë se të gjithë janë njerëz. Ata sigurohen se ekipi i tyre fokusohet në zgjidhje jo në probleme. Ata inkurajojnë anëtarët e tyre të ekipit të jenë qenie të mira njerëzore, jo vetëm shitës të mirë.

  1. Ata fokusohen në cilësi

Menaxherët e mirë fokusohen në cilësinë e asaj që prodhon ekipi i tyre. Sado i rëndësishëm që është volumi dhe produktiviteti në një marrëveshje, është cilësia e shërbimit dhe siguria e produktit që shitet e cila vendos vlerën e marrëveshjes.

Menaxherët e suksesshëm inkurajojnë përdorimin produktiv të kohës, aftësive dhe njohurive. Këta menaxherë kuptojnë se ekipet më të suksesshme janë ato të cilat përjetojnë rezultate domethënëse. Anëtarët e ekipit duhet të vlerësojnë veten, produktin që shesin, ata të cilët përdorin produktin e tyre dhe rëndësinë e rezultateve cilësore.

  1. Ata shpërndajnë suksesin

Menaxherët e mirë kanë dëshirë të kenë ndikim domethënës në ekipin e tyre. Menaxherët e suksesshëm dëshirojnë të bëjnë një ndryshim, një ndryshim emocional në anëtarët e ekipit. Për këtë arsye, ata festojnë arritjet e të gjithëve, duke besuar se të gjithë kanë aftësi të shkëlqyeshme. Ata fokusohen në zgjidhje, dhe janë bujarë me kohën dhe vëmendjen e tyre kur dikush ka nevojë. Mirëqenia e anëtarëve të tyre të ekipit është qendrore në qasjen e një menaxheri të mirë sepse ata e dinë se kur njerëzit ndihen të rëndësishëm, ata arrijnë sukses./eo

 

Artikulli paraprakPyetja që duhet t’ia bëni vetes çdo ditë
Artikulli tjetërÇka është Fondi i Sigurimit të Depozitave në Kosovë dhe çfarë duhet të dinë depozituesit