FMN: Gjithë globi zhytet në recesion

Ekonomia botërore do të goditet rëndë nga pandemia e COVID-19, ku për herë të parë i gjithë globi do të jetë në një recesion prej -3%.

Ky është vlerësimi që i ka bërë situatës deri në këto momente Fondi Monetar Ndërkombëtar në raportin “Prespektiva e Ekonomisë Globale”.

Shqipëria do të ketë një rënie ekonomike me 5 %, më e ulta që prej vitit 1997, ku rënia ishte 10.9%.

FMN thotë se rënie të ekonomisë me 10% do të pësojë edhe Greqia dhe me -9.1% Italia, dy vendet fqinje me të cilat vendi ynë ka marrëdhënie të ngushta ekonomike.

Në rajon, ekonomia e Kosovës do të tkurret me 5 përqind, e Maqedonisë së Veriut me 4, e Malit të Zi me 9 dhe  Serbisë me 3 %.

E gjithë ekonomia e eurozonës do të bjerë me -7.5%, ndërsa ajo e SHBA me -5.9%.

Shtetet e vetme në vendet me ekonomi të zhvilluar që nuk do të kenë recesion janë Kina dhe India, të cilat do të rriten më pak se një vit më parë, por me norma pozitive 1.2 dhe 1.9%.

Raporti vlerëson se ekonomitë do të rinisin rimëkëmbjen vitin e ardhshëm.

Artikulli paraprakFMN: Ekonomia botërore më 2020 do të vuajë vitin më të keq nga Depresioni i Madh
Artikulli tjetërKështu nxirret vërtetimi për lëvizjen e punëtorëve