Përdorimi i Teknologjisë Informative dhe Komunikimit në Ndërmarrje, 2018

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka përgatitur për herë të parë publikimin me të dhëna për përdorimin e teknologjisë informative dhe komunikimit në ndërmarrje për vitin 2018.
Në vitin 2019, Departamenti i Statistikave Ekonomike pranë ASK-së e ka zhvilluar për herë të parë anketën e përdorimit të teknologjisë informative dhe komunikimit në ndërmarrje sipas metodologjisë së Eurostatit. Anketa është zhvilluar në territorin e Republikës së Kosovës në ndërmarrjet me 10 e më shumë të punësuar.

Përmes këtij publikimi janë prezantuar të dhëna si në vijim:

Sipas rezultateve në nivel të anketës, ndërmarrjet që kanë përdorur kompjuterin për qëllime punë gjatë vitit 2018, përfaqësojnë 98.6 % të ndërmarrjeve.

Sipas rezultateve në nivel të anketës, 97.1 % e ndërmarrjeve kanë përdorur internetin për qëllime punë gjatë vitit 2018.

Shpejtësia maksimale për shkarkim dokumentesh >= 10Mbit/s deri <30Mbit/s, është shpejtësia më e përdorur nga ana e ndërmarrjeve me 40 %.

Nga ndërmarrjet e anketuara , 63.1 % prej tyre kanë WEB faqe të ndërmarrjes, ndërsa 81.3 % e ndërmarrjeve i përdorin mediat sociale.

Nga ndërmarrjet e anketuara 11.4 % prej tyre kanë realizuar shitje përmes web faqes ose ndonjë aplikacioni tjetër përmes kompjuterit. Ndërsa 19.0 % prej tyre kanë realizuar blerje përmes web faqes ose ndonjë aplikacioni tjetër përmes kompjuterit./Ask/

Artikulli paraprakAnketa e Mbeturinave Industriale (AMI), 2018
Artikulli tjetërDisa kontribute të ekonomiksit Islam