11. Pse disa arrijnë sukses në ndryshim dhe disa të tjerë jo
Ekzistojnë shumë njerëz, të cilët përpiqen të ndryshojnë disa prej shprehive ose situatave të tyre për të përmirësuar statusin e tyre të tanishëm. Mirëpo, nuk janë shumica ata të cilët arrijnë sukses.
E kam thënë edhe më herët se kjo vjen si shkak i vështirësive të ndryshimit. Ka disa studime dhe hulumtime në fushën e ndryshimit që tregojnë se shumica e njerëzve, të cilët përpiqen të ndryshojnë disa nga shprehitë e tyre të këqija arrijnë sukses në fillim, mirëpo më vonë ata kthehen mbrapa dhe i vazhdojnë sërish shprehitë e këqija.
Megjithatë, lajmi i mirë është se shumë prej tyre që dështojnë nuk i nënshtrohen lehtë dështimit të tyre. Ata përpiqen të përvetësojnë shprehinë e mirë përsëri. Kjo tregon se çdo fillim i ndryshimit konsiderohet të jetë një sjellje optimiste. Sa i përket pyetjes se pse disa njerëz kanë sukses në përpjekjet e tyre për të ndryshuar, ndërsa të tjerët dështojnë, është vështirë t’i jepet përgjigje dhe të kuptohet.
Mirëpo, mund të themi se janë shumë arsye mbrapa sukseseve të ndryshme dhe secila prej tyre e ka ndikimin e vet. Ne mendojmë se disa arsye për sukses janë si vijon:
A. Ndjenja se ekziston një rrezik serioz nese personi nuk ndryshon. Për shembull, nëse një i sëmurë shkon te një mjek i besueshëm dhe ai i thotë të mos hajë ushqime të caktuara
përndryshe shëndeti i tij është në rrezik.
B. Nëse një person është rritur në një mjedis të lirë, të hapur dhe liberal në një moshë të re dhe ka jetuar në një familje shumë të edukuar.
C. Nëse ekzistojnë shtytje të forta për ndryshim si në rastin e punëtorëve të sinqertë, të cilët janë më të mirët dhe me produktivët në kompani.
Ç. Të punuarit në një mjedis mjaft të organizuar, si në rastin kur punohet për korporata ose kompani të mëdha. Korporatat e tilla i ofrojnë stafit trajnime të vazhdueshme dhe përgatisin kushte të shkëlqyera për ta që të zhvillohen dhe të ngrihen në poste.
12. Të njohurit e shkaqeve të sjelljes negative
Shpeshherë, një i kuptuar i plotë i rrënjës së problemit ndihmon në diagnostifikimin e tij për t’i gjetur zgjidhjen e duhur.
Per rrjedhim, është me rëndësi që personi i cili dëshiron të heqë dorë nga disa shprehi të këqija, të meta dhe sjellje negative, të kuptojë nevojat që këto sjellje negative i përmbushin. Çdo sjellje që përmbush një nevojë ka shumë gjasë të vazhdojë nëse personi nuk e bind veten për të lënë ëndjen pas asaj kënaqësie, ose nëse ajo nevoje nuk përmbushet me një sjellje pozitive dhe konstruktive.
Një punëtore e nje kompanie tregon se po kalonte një kohë shumë të vështirë. Ajo ishte bërë burim i bezdisë për çdokënd që ndodhej përreth saj. Ajo i bërtiste bashkëshortit, fëmijëve dhe kolegëve pa asnjë arsye per çështje te vogla. As vetë nuk mund ta sqaronte arsyen për një sjellje të tillë agresive dhe të dhunshme. Më në fund e zbuloi se arsyeja ishte sjellja e bashkëshortit të saj brenda dhe jashtë shtëpie. Ajo as nuk e kishte guximin e mjaftueshëm për ta konfrontuar. Mirëpo, pas një kohe ia doli ta shtronte problemin me të. Ai e përmirësoi sjelljen e keqe dhe si rezultat sjellja e saj u përmirësua dhe u kthye në sjellje të qetë dhe normale.
Një person tjetër tregon se para pesë vjetësh shokët e tij vunë re se ai ishte bërë i ftoftë dhe i painteresuar në takimin me ta ose madje në kthimin e thirrjeve të tyre. Disa nga shokët e ngushtë të tij u ankuan, mirëpo ai nuk u brengos. Në realitet atë e merrte malli për ta dhe priste me padurim t’i takonte, mirëpo në atë kohë ndodhej në presion të madh të punës dhe ishte bërë i varur nga puna. Pothuajse çdo ditë po i kalonte 13 orë në punë. Kur kthehej në shtëpi nuk kishte mundësi e as nuk i interesonte të bënte asgjë. Ai e zbuloi se puna e tepërt e bëri të humbë shumë shokë. Arsyeja pse punonte orë të gjata nuk ishte dëshira për të arritur ose fituar më tepër para, mirëpo për shkak të marrëdhënieve të tendosura me babanë e tij, i cili jetonte me të në atë kohë. Pas një kohe, babai i tij vendosi të shpërngulej me vëllanë e tij më të vogël në një shtëpi tjetër, kështu ai iu kthye praktikave të vjetra. Ai kthehej herët në shtëpi, komunikonte më mirë me anëtarët e familjes dhe me shokët dhe kënaqej më tepër me shokët e tij. Në këtë mënyrë është jashtëzakonisht e rëndësishme të kuptohen arsyet mbrapa sjelljeve negative që dëshirojmë t’i eliminojmë, me qëllim që të arrijmë sukses në krijimin e ndryshimit. Ne gjithashtu duhet t’i njohim përfitimet që do t’i sjell ndryshimi pasi të plotësohet.
Libri:Ndrysho ose do të humbësh
Një vizion Islam i parimeve dhe metodave të ndryshimit personal
Autor: Dr.Abdul Kerim Bekkar