Agjencia e Statistikave te Kosovës (ASK) ka publikuar “Bruto Produktin Vendor” (BPV) për tremujorin e tretë të vitit 2019, sipas aktiviteteve ekonomike dhe me qasjen e shpenzimeve me çmime aktuale dhe konstante.
BPV në TM3 të vitit 2019 shënon rritje reale për 4.38% në krahasim me TM3 të vitit 2018.
Rritje reale e BPV-së sipas aktiviteteve ekonomike është si vijon:
Aktivitetet financiare dhe të sigurimit 11.78%, Industria nxjerrëse, përpunuese, energjia elektrike, furnizimi me ujë 7.90%, Aktivitetet profesionale dhe administrative 7.03%, Tregtia; Transporti; Akomodimi dhe shërbimi ushqimor 5.13%, Ndërtimi 3.46%, Administrimi publik; Arsimi; Shëndetësia 1.02%.
Ndërsa aktivitetet ekonomike që shënuan rënie në këtë tremujor janë: Arte, argëtim dhe çlodhje; Aktivitete të tjera shërbimi -18.72%, Bujqësia, pyjet dhe peshkimi -2.87%.
BPV sipas qasjes së shpenzimeve ka pasur rritje në:
Shpenzimet e konsumit final të qeverisë 10.54%, Eksporti I mallrave dhe shërbimeve 9.33%, Importi I mallrave dhe shërbimeve 6.67% Formimi I bruto kapitalit 3.52%, Shpenzimet e konsumit final të ekonomive shtëpiake dhe IJPSHESH 2.40%./ASK