Sqarimi i mendimeve në lidhje me shitjen e mallit me dy çmime

Në këtë çështje fukahatë kanë dy mendime.
Mendimi i parë: është ai se lejohet që një mall të shitet me dy çmime të ndryshme, njëri nëse blihet me para të gatshme dhe tjetri nëse shitet me borxh (që pagesa e vlerës të bëhet me këste). Këtë qëndrim e mbajnë masa e gjerë e dijetarëve të hershem dhe të vonshëm, duke filluar nga katër medhhebet, madje disa fukaha që kanë folur në lidhje me këtë çështje kanë thënë se ka ixhma (konsensus) për këtë.
Megjithëkëtë, pretendimi i ixhmasë nuk është i drejtë, pasi ekziston një numër dijetarësh që nuk e lejojnë, qoftë edhe i vogël
Vërejtje: Ata dijetarë të cilët e kanë lejuar shitjen e mallit me dy çmime, kanë kushtëzuar që gjatë kontratës së shitblerjes edhe shitësi edhe blerësi duhet të përcaktohen qartë se me cilin çmim realizohet marrëveshja e tregtisë. Nëse gjatë aktit të shitblerjes nuk specifikohet se me cilin çmim po blihet malli, me një fjalë ka paqartësi në çmimine shitjes ose lihet në dispozicion që pagesa të bëhet me të dy çmimet, atëherë ajo tregti nuk është e lejuar.

Mendimi i dytë është se nuk lejohet shtimi i vlerës së malit gjatë shitjes me këste, pasi ky shtim është përballë vonimit te pagesës. Këtë mendim e ka medhhebi dhahiri. Ky mendim i atribuohet edhe Ebu Bekër el Xhasasit, i cili është nga dijetarët hanefi, ndërsa nga dijetarët bashkëkohorë të njohur që ka mbajtur këtë qëndrim është dijetari i nderuar dhe i njohur në botën islame, shejh Muhamed Nasirudin Albani, pastaj edhe shumë nxënës të tij; ndërsa shejh dr. Abdurrahman Abdulhaliku ka një libër në lidhje me këtë çështje me titull “El Kavul Fasl Fi Bejil Exhel” dhe fuqimisht mbron mendimin e ndalimit të shtesës për shkak të vonimit të pagesës së shumës. Shejh Albani në ibrin “Silsile Sahihah”sqaron në disa faqe pikënisjen dhe mbështetjen e tij, pse ai zgjedh mendimin e moslejimit dhe pastaj me citime vërteton se kjo nuk është vetëm thënie e dhahirive, por edhe e dijetarëve të tjerë sikurse Ibën Sirini, Tavusi, Sufjan Theuriu, Evzaiu, etj.. Në fund, ai i këshillon ata që dëshirojnë zgjerim që të lexojnë çfarë ka shkruar dr. Abdurrahman Abdulhaliku në librin e tij “El Kavul Fasl Fi Bejil Exhel”, duke e lavdëruar atë, pasi aty është sqaruar mjaft mirë kjo çështje.

Përmendja e argumenteve

Argumentet e mendimit të parë, atyre që e lejojnë
Argumenti i parë:
Allahu i Madhërishëm në Kuranin Famëlartë thotë: …ata (jobesimtarët) thonë se tregtia është njëlloj si kamataria. Porse Allahu e ka lejuar tregtinë, kurse kamatarinë e ka ndaluar.
Argumentimi me këtë ajet bëhet në disa aspekte, por ne po përmendim dy:
Aspekti i parë: Ajeti i përmendur na jep të kuptojmë se tregtia në esencë është e lejuar dhe për ta trajtuar si të ndaluar ndonjë formë të tregtisë duhet të sjellim argument të qartë dhe të qëndrueshëm. Derisa nuk kemi argument të këtillë, atëherë duhet ta trajtojmë të lejuar tregtinë me dy çmime. Imam Shafiu ka thenë: “Esenca e të gjitha tregtive është se ato janë të lejuara nëse realizohen me dakordimin e dy palëve (shitësit dhe blerësit).. përveç atyre llojeve (të tregtisë) që i ka ndaluar Profeti, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ose janë në kuptim të atyre llojeve te ndaluara”.
Aspekti i dytë: Ky ajet është i përgjithshëm dhe në të hyjne të gjitha llojet e tregtive, ndër to edhe tregtia e një malli në dy menyra dhe me dy çmime; njëra nëse shitet me para në dore tjetra me këste

Argumenti i dytë:
Nga një hadith Abdullah Ibën Amër lbën Asi, Allahu qoftë i kënaqur me të, tregon se i Derguari Muhamed, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, i kishte dhënë detyrën që të bënte gati një ushtri. Gjatë përgatitjes u shpenzuan të gjitha devetë që ishin në dispozicion dhe Muhamedi, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, e urdhëroi atë që të shkojë në treg dhe të blejë deve të tjera, por me borxh, kështu që Abdullahu thotë: ‘’Unë blija një deve duke paguar dy apo tri deve (borxh), deri në kohën kur të grumbullohen devetë e zekatit. Kur u mblodhen devetë e zekatit, i Dëguari, lavdërimi dhe pagja e Allahut qofshin mbi të, ua kthen devetë që u kishim borxh atyre’’.
Nga ky hadith kuptojmë se Muhamedi, lavdërimi dhe paqja e Allahur qofshin mbi të, e ka urdhëruar Abdullahun që të blinte deve për të pergatitur ushtrinë, por pasi në fondin e shtetit islam nuk kishte pasuri, që t’i blinte me para në dorë, i thotë atij që të merret vesh me shitësit, t’i blejë me borxh devetë. Dihet se vlera e një deveje zakonisht është sa një deve, por pasi këmbimi është berë me borxh (pra, vonohet pagesa), atëherë ai u ka dhënë më shumë se një deve dhe ky shtim është për shkak të vonimit të pageses. Prandaj nga ky hadith nxjerrim se lejohet të shtohet çmimi i mallit nëse bëhet shitja e tij me borxh (nëse vonohet dorezimi i pagesës)

Argumenti i tretë:
Ka analogji me tregtinë me parapagim (Bej’u selem) .Shitblerja selem është e kundërta e shitblerjes me këste, që do të thotë se derisa në shitblerjen me këste malli dorëzohet kurse pagesa bëhet me shtyrje, në shitblerjen selem pagesa bëhet paraprakisht, kurse dorëzimi i mallit shtyhet. Rëndom gjatë tregtisë selem bleresi e merr mallin më lirë sesa nëse rastet kur tregtia bëhet duke e dorëzuar mallin aty për aty, për faktin se bujku si shembull, ka
leverdi që të marrë paratë për 1000 kg grurë herët në dimër dhe ta dorëzojë mallin pasi ta ketë korrur grurin në verë. Pa dyshim, në këtë rast shitësi do ta japë mallin më lirë sesa kur i kërkohet ta dorëzojë aty për aty, prandaj edhe gjatë tregtisë me këste është e drejtë që shitësi të kërkojë shumë më të lartë se kur i dorëzohet pagesa menjëherë.

Argumenti i katërt
Nië numër fukahash të hershëm dhe bashkëkohorë, të cilëte lejojnë që një mall të shitet me dy çmime, kur kanë folur për këtë
problematikë, argumentohen se ky lejim përcillet nga një numër sahabësh dhe nga imamët e njohur, sikurse Maliku, Shafiu, Ahmedi dhe kjo është përzgjedhja e katër medhhebeve, madje
disa kanë thënë se në këtë ka ixhma (konsensus), sikurse Ibën Haxheri dhe të tjerët. Prandaj disa kanë thënë se mospajtimi në këtë nuk çon peshë dhe nuk duhet të shqyrtohet fare qëndrimi i atyre që nuk e lejojne.

Argumentet e mendimit të dytë, atyre gë e ndalojnë

Dijetarët të cilët kanë thënëse nuk lejohet që t’i shtohet çmimi mallit vetëm pse do të vonohet pagesa gjatë shitblerjes me këste, janë mbështetur në disa argumente, prej të cilave janë:
Argumenti i parë:
Shtesa gjatë shitjes me këste nga çmimi nëse shitet me para në dorë, është sikurse shtesa e cila llogaritet gjatë kamatës. Prandaj kjo formë shitblerjeje hyn në llojin e tregtive me kamatë, për të cilen Zoti i Madhërishëm ka thënë:
.. Porse Allahu e ka lejuar tregtinë, kurse kamatarinë e ka ndaluar.
Kjo për faktin se rritja e çmimit, nëse malli shitet me këste, eshtë për shkak të mundësisë gë i jepet blerësit ta vonoj pagesën. Pra, blerësi krahas pagesës së mallit, paguan edhe për kohën që e ka në dispozicion ta bëj pagesën, prandaj edhe e paguan më shtrenjtë. Ndërkaq, koha nuk lejohet të ketë vlerë gjatë tregtisë së mallrave dhe ky shtim është kamatë, sikurse kamata e cila merret gjatë vonimit të borxhit?.

Argumenti i dytë:
Nese shitësi i vë një malli dy çmime dhe thotë, për shembull, ky mall dorë më dorë shitet tetë mijë euro, ndërsa me borxh (me këste) e ka çmimin dhjetë mijë euro, atëherë në fakt ai ka bërë dy shitje në një tregti, pasi ka shitur një mall me dy çmime. Në një hadith nga Ibën Mesudi thuhet: ”Mubamedi, lavdërimi dhe pagja e Allahut qofshin mbi të, ka ndaluar që të bëben dy shitje në një tregti (transaksion)’’.
Gjithashtu edhe nga Ebu Hurejra transmetohet se i Dërguari, lavderimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: ”Kush bën dy shitje në një tregti, ai ose të marrë çmimin më të ulet ose ka rënë në kamatë’’.
Ata dijetarë që argumentojnë se nuk lejohet rritja e çmimit te mallit gjatë tregtisë me këste thonë se këto hadithe aludojnë se një mall i cili ka një vlerë të caktuar, nëse gjatë ofertës shitet me dy çmime, njëri me para të gatshme kurse tjetri me vonesë dhe nëse çmimi i vonesës është më i shtrenjtë, atëherë rritja në këtë rast është kamatë dhe nuk lejohet që të aprovohet ajo tregti. Shitblerja në këtë rast do të ishte e vlefshme vetëm atëherë nëse shitësi do të pranonte që mallin ta shiste me të njëjtin çmim, si me para në dorë, ashtu edhe me borxh.

Imam Shevkani dhe disa të tjerë përmendin se disa e kanë komentuar këtë hadith, duke thënë se kjo ka të bëjë me rastin kur bëhet shitja e njëmalli me dy çmime dhe kush e bën këtë, atëherë ka shkelur ndalesën e të Dërguarit, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të.
Shejh Albani, Allahu e mëshiroftë, në librin “Silsiletul Ehadithis Sahihah”, kur arrin te studimi dhe shpjegimi i hadithit nr. 2326, i cili në fakt është hadithi i lartpërmendur, shpjegon se ky hadith aludon se nuk lejohet që një mall të shitet me dy çmime të ndryshme, njëri më i lartë se tjetri, vetëm sepse shtyhet pagesa.

Vlerësimi i thënieve dhe përzgjedhja e mendimit të saktë

Pas elaborimit të qëndrimeve të dijetarëve në lidhje me këtë problematikë, themi se mendimi në të cilin qëndrojnë shumica dermuese e dijetarëve të hershëm dhe të mëvonshëm është më i saktë dhe më i qëndrueshëm, për faktin se argumentet qe ka permendur pala e cila e ndalon këtë tregti, ata i kanë refuzuar me shqyrtimet që pasojnë.

Alaudin Abazi

Artikulli paraprakFacebook po shpik mënyrën më të mirë për të biseduar me video
Artikulli tjetërPretendimi i analogjisë me kamatën e vonesës (riba nesie)