70% e kosovarëve nuk i kanë kushtet për ta kaluar një pushim në bregdet

Kur jemi në kohën e pushimeve verore, jo të gjitha familjet në Kosovë kanë mundësi ta realizojnë një pushim në bregdet.

Sipas statistikave zyrtare, si pasojë e kushteve të rënda ekonomike rreth 70 për qind e familjeve kosovare nuk mund ta përballojnë madje as një pushim një javor gjatë vitit.

Sipas statistikave që ka nxjerrë Agjencia e Statistikave të Kosovës, vetëm 30% e popullsisë kosovare mund ta përballojnë një pushim, një javor jashtë shtëpisë së tyre, ndërkaq 70%-shi tjetër i ekonomive familjare, nuk janë në gjendje të përballojnë një pushim vjetor, qoftë në bregdet, qoftë në ndonjë destinacion tjetër. /Buletini Ekonomik/.

Artikulli paraprakMenaxhimi i kohës në jetën e Profetit
Artikulli tjetërSa flori ka në tokë?