6 CEO të kompanive u reduktohen të ardhurat nga situata ekonomike botërore

Disa CEO të kompanive të mëdha po zbatojnë shkurtime në paketat e tyre të kompensimit.

Këto reduktime vijnë për shkak të vështirësive ekonomike që kanë përfshirë të gjitha industritë.

Në shumë kompani ka pasur shkurtime të vendeve të punës ose ulje të pagave.

 

CEO i Apple, Tim Cook

Shefi ekzekutiv i Apple, Tim Cook, do të pësojë ulje page prej 40% në vitin 2023, duke e çuar pagën e tij vjetore në 49 milionë dollarë për këtë vit.

Ekzekutivi e kërkoi vetë uljen e pagës, pas polemikave të fundit rreth pagës së tij të majme. Në vitin 2022, investitorët e Apple votuan kundër paketës së pagave prej gati 100 milionë dollarësh të Cook nga një firmë këshilluese aksionere.

Reduktimi për 2023 i kompensimit total vjetor të Cook po ndodh për shkak të reagimeve të aksionerëve, dëshirës për të mbajtur një performancë të lartë, si dhe mbështetjes së z. Cook për këto ndryshime.

 

CEO i Intel, Pat Gelsinger

Intel tha më 1 shkurt se CEO Pat Gelsinger do të pësonte një ulje page prej 25% këtë vit. Ky hap është pjesë e një përpjekjeje për të ulur kostot në kompani.

Gelsinger do të bashkohet me drejtues të tjerë të lartë në kompani, të cilët gjithashtu po shohin shkurtime pagash që variojnë nga 5% në 15%.

Këto ndryshime do të ndihmojnë në mbështetjen e investimeve dhe fuqisë punëtore, të nevojshme për të përshpejtuar transformimin e Intel dhe që kompania të përmbushë strategjinë e saj afatgjatë.

 

CEO i Goldman Sachs, David Solomon

CEO i Goldman Sachs, David Solomon, pësoi ulje të ardhurash prej 30% në 2022, duke e çuar pagën e tij në 25 milionë dollarë.

Paga e tij bazë mbeti e pandryshuar në 2 milionë dollarë dhe ai përfitoi 23 milion dollarë bonuse dhe shtesa vjetore, nga 33 milion dollarë një vit më parë.

Reduktimi erdhi pasi banka luftoi kundër vështirësive ekonomike dhe pushoi nga puna 6.5% të fuqisë punëtore nëpër botë.

 

CEO i Morgan Stanley, James Gorman

CEO i Morgan Stanley, James Gorman gjithashtu pësoj një reduktim të pagës prej 10% në 2022, duke marrë 31.5 milionë dollarë.

Reduktimi vjen si përgjigje ndaj një mjedisi sfidues ekonomik, i cili nuk ishte aq i fortë sa viti i kaluar, gjatë të cilit firma arriti një performancë rekord financiare. Kompania pushoi nga puna 2% të fuqisë punëtore botërore në vitin 2022, ose rreth 81,000 punonjës.

 

CEO i Google Sundar Pichai

Sundar Pichai, CEO i kompanisë mëmë Google Alphabet, u tha punonjësve në janar se drejtuesit e lartë do të kenë një “ulje shumë të konsiderueshme në bonusin e tyre vjetor”, por nuk specifikoi sa dhe për sa kohë.

Pichai u tha punonjësve gjatë një takimi gjithëpërfshirës se shkurtimet “lidhen drejtpërdrejt me ecurinë e kompanisë”.

Vërejtjet e tij erdhën menjëherë pasi kompania njoftoi se do të pushonte nga puna 6% të stafit të saj, ose rreth 12,000 punonjës. Reduktimet do të prekin të gjitha nivelet e kompanisë.

 

CEO i JPMorgan, Jamie Dimon

Megjithëse CEO i JPMorgan, Jamie Dimon, mori të njëjtën pagë prej 34.5 milionë dollarësh në 2022 si në 2021, viti i kaluar shënoi një ndryshim të dukshëm pasi ai nuk përftoi një “çmim special” që vlen miliona.

Në një paraqitje të SEC në janar, bordi i JPMorgan shkroi se ishte “angazhuar që të mos i jepte ndonjë çmim të veçantë atij në të ardhmen”.

Përpjekja pasoi protestat për pagën e tij prej 84.4 milionë dollarësh në vitin 2021, 52.6 milionë dollarë prej të cilave erdhën nga çmimet e opsioneve, sipas Marketwatch. / Business Insider

Artikulli paraprakSi ndikon cilësia e ajrit te shëndeti i njerëzve
Artikulli tjetërStatistikat e Mirëqenies Sociale, Janar 2023