Zekati i mjaltit
Sa i përket zekatit të mjaltit, dijetarët kanë dhënë dy mendime:
Mendimi i parë
Dijetarët maliki dhe shafi nuk e obligojnë nxjerrjen e zekatit të mjaltit, për shkak se të gjitha hadithet që e obligojnë atë, janë të dobëta, siç thonë imamet: Buhariu, Tirmidhiu dhe Ibn Mundhiri.
Mendimi i dytë
Dijetarët hanefi e obligojnë atë në rast se bletët janë në tokën e pronarit, prej së cilës nxirret zekati. Po ashtu dijetarët hanbeli e obligojnë atë, mirëpo pa kushtin e sapopërmendur të dijetarëve hanefi. Argumentet e tyre janë hadithet që flasin për këtë temë.
Mendimi i parë është më i fortë, për disa arsye, por po i përmend vetëm dy:
1. Hadithet që e obligojnë atë janë të dobëta.
2. Omer ibn Abdulazizi nuk e obligonte nxjerrjen e zekatit të mjaltit.(Ibn Ebu Shejbe, 10056,10057)
Përmbledhje e dispozitave të zekatit nga Flamur Kabashi