11 për qind më shumë të hyra nga diaspora këtë vit

Pikërisht në kohën kur kosovarët kishin më së shumti nevojë, bashkëvendësit që jetojnë në vende të ndryshme të botës kanë befasuar me dërgesat e tyre.

Në vitin më të vështirë që nga paslufta diaspora ka thyer edhe rekordin e remitencave.

Sipas të dhënave të Bankës Qendrore të Kosovës, deri në shtator, 697 milionë euro kanë hyrë në Kosovë nga diaspora, apo 11 për qind më shumë se vitin e kaluar.

Pjesa më e madhe e tyre janë nga Zvicra e Gjermania.

Me këto para financohet kryesisht konsumi I familjeve në vend. Megjithatë, paratë e diasporës nuk shkojnë vetëm për konsum. Një pjesë e madhe tyre janë investuar në patundshmëri, e biznese tjera.

Artikulli paraprak“Shkëlqimi dhe rënia e Alibaba” – Aksionet e kompanisë bien 7% pasi Kina hap hetim zyrtar
Artikulli tjetërTurqia sot përuron fabrikën për prodhimin e litiumit