Ballina Fokus 10 njerëzit më të pasur të botës mund të paguajnë vaksinat anti...

10 njerëzit më të pasur të botës mund të paguajnë vaksinat anti covid për të gjithë botën

Pasuria e fituar nga vetëm 10 persona është rritur gjatë pandemisë së koronavirusit me 540 miliardë dollarë – thotë Oxfam. Kjo shumë, do të ishte e mjaftueshme që të parandalonte rënien e kujtdo në botë në varfëri, për shkak të virusit dhe të paguante një vaksinë për të gjithë.

Raporti i OJQ po ashtu zbulon se pasuria totale e miliarderëve është e barasvlershme me shpenzimin e plotë të të gjithë qeverive të G20 për rimëkëmbjen nga virusi. Oxfam i kërkon kështu qeverive të marrin në konsideratë vendosjen e taksave për super të pasurit. Raporti i titulluar Virusi i pabarazisë, është publikuar ndërsa liderët globalë do të mblidhen virtualisht për samitin ekonomik botëror të Davosit.

Mbështetja e paprecedentë nga qeveritë për ekonomitë e tyre bëri që bursat të shënonin një rritje të madhe duke bërë që pasuria e miliarderëve të shtohet akoma më shumë ndërkohë që ekonomitë reale përballen me recesionin më të rëndë në një shekull – thotë raporti. Pasuria e miliarderëve, në të gjithë botën, sipas Oxfam, u rrit me 3.9 trilionë dollarë mes 18 marsit dhe 31 dhjetorit 2020 dhe tani është në kuotën e 11.95 trilionë, ekuivalente kjo me atë që qeveritë e G20 kanë shpenzuar për të përballur pandeminë.

10 personat më të pasur, pasuritë e të cilëve u rritën me 540 miliardë dollarë që nga marsi, përfshijnë themeluesin e Amazon, Jeff Bezos, themeluesin e Teslas, Elon Musk dhe atë të Facebook, Mark Zukerberg.

Oxfam pretendon se pasuritë e miliarderëve u rritën për shkak të ribotimit të tregjeve të aksioneve dhe një “ekonomie të manipuluar”, duke shkaktuar rritjen e pabarazisë gjatë “rënies më të keqe ekonomike në një shekull”. /BM/

BBC

Artikulli paraprakFacebook kapërcen pritshmëritë, të ardhurat rriten 33%. Por 2021, i paqartë
Artikulli tjetërThëniet e Muhamed Ali zgjuan “sipermarrësin mbrenda meje”