Zjarri i Kanadasë mund të rrisë çmimin e naftës

Widdershoven tha se në rast se zjarri dëmton burimet e naftës kjo do të shkaktojë ndërprerje të gjatë në prodhim. Partner i kompanisë holandeze, Cyril Widdershoven ka thënë se zjarri në Kanada, mund të rritë lehtë çmimin e naftës në 50 dollarë.
Widdershoven, duke vlerësuar për gazetarin e AA’së ndikimet mbi sektorin e energjisë të zjarrit në rajonin Fort McMurray të Kanadasë tha se në rast se zjarri i cili shpërtheu që prej 10 ditësh do të vazhdojë akoma do të ketë ngadalësime të prodhimit dhe se çmimet do të vazhdojnë rritjen, shkruan Anadolu Agency.

Sipas tij, ngjarja nga pikëpamja globale ka ndodhur në një kohë shumë kritike.

“Po hyjmë në një periudhë kur ka rritje të kërkesave për benzinë në SHBA. Gjithashtu edhe në sektorin e naftës në Arabinë Saudite po ndodhin ndryshime rrënjësore. Rënia e kërkesës për naftë dhe mundësia e ndalimit të prodhimit të naftës për shkak të zjarrit afatgjatë, mund të rritë lehtë çmimet e naftës në 50 dollarë”, tha Widdershoven.

Ai tha se ulja e prodhimit në Kanada do të ketë ndikime pozitive për vendet prodhuese të naftës si OPEC dhe Rusia.

“Rritja e çmimeve të naftës, do të mundësojnë lehtësimin nga pikëpamja financiare të prodhuesve të gazit argjilor në SHBA. Rritja e çmimeve të naftës, rrit fizibilitetin duke ulur kostot e projekteve të gazit argjilor”, tha ai. /

Artikulli paraprakBajrami: Konsorciumi francez javën e ardhshme në Kosovë, tregon shumën e parave për Brezovicën
Artikulli tjetërMiratohet raporti vjetor për buxhetin