ZEKATI (II)

Gjërat për të cilat duhet dhënë Zekat

Zekati është i obliguar në pasuri të caktuar dhe atë në:
– Ar dhe argjend, me kusht që ta arrijnë sasinë e duhur (nisabin).
Sasija e duhur (nisabi) i arit është : 85gr. arë të pastërt (24k), ndërsa sasia e duhur e argjendit është 595gr.[1]
– Mallrat e tregtisë: që do të thotë çdo mall i cili është për tregti sikur që janë: patundshmëritë, mjetet transportuese, kafshët, tekstili, dhe mallërat tjera.
Në këto është e obligueshme 2.5% nga vlera e mallit në kohën e dhënies së zekatit, dmth,  llogaritet vlera e mallit dhe nga ajo vlerë jepet 2.5% ku vlerësohet malli në ditën e dhënies së zekatit.
Ndërsa për gjërat e nevojshme apo të cilat janë me qira si nga patundshmëritë, mjetet transportuese,etj, nuk ka zekat.
Thotë Muhamedi (salaAllahu alejhi ve selem): “Muslimanit nuk i obligohet zekat në robin e tij dhe as në kalin e tij” (që ka për qëllim mjetin e udhëtimit).

– Zekati i kafsheve:
Kafshët për të cilat obigohet Zekati janë : delet, dhitë,  devetë, lopët dhe bullicat.
Kushtet për obligueshmërinë e zekatit të këtyre kafshëve janë:
1- Të arrihet sasia e obligueshmërisë së zekatit
Devetë – të jenë së paku 5 deve.
Deletet, dhitë – të jenë së paku 40.
Lopët apo bullicat – të jenë së paku 30.

2- Të plotësohet hauli (të kalojë një vit hënor nga dhënia e zekatit të fundit),
që do të thotë që kafshët të qëndrojnë një vit (qengjat, viçat, dhe devetë e vogla u bashkangjiten nënave të tyre në llogritje).

3-Të kullotin në tokë më shumë se gjysëm viti, ndërsa nëse mbahen në shtëpi dhe pronari kujdeset për ta duke e blerë apo sjellur ushqimin së paku gjysmë viti, atëherë nuk obligohet  Zekat në to.
4- Nëse lopët apo devetë përdoren për punë fizike (punimi i tokës, bartja, shfrytëzimi për ujitje, etj..) atëherë për ta nuk jepet zekat.

Sqarim i Zekatit të kafshëve
Devetë:
nga 5  –  9 deve    = një dele
nga 10 – 14deve   = dy dele
nga 15 – 19deve   = tri dele
nga 20 – 24deve   = katër dele
nga 25 – 35deve   = një deve njëvjeçare
nga 36 –  45deve   = një deve dyvjeçare
nga 46 – 60deve    = një deve trevjeçare
nga 61 – 75deve    = një deve katërvjeçare
nga 76 – 90deve    = dy deve dyvjeçare
nga 91 – 120deve  = dy deve trevjeçare
çka është mbi 120deve, në çdo 40 deve = një deve dyvjeçare apo në çdo 50deve = një deve trevjeçare.

Lopët dhe bullicat:
Në çdo 30 lopë = një lopë njëvjeçare.
Në çdo 40 lopë = një lopë dyvjeçare.

Delet dhe dhitë:
Prej 40 – 120 dele   = një dele.
Prej 121 – 200 dele = dy dele.
Prej 201 – 301 dele = tre dele dhe kështu vazhdon në çdo 100 = një dele shtesë.

– Zekati në drithëra dhe frute
Kushtet për obligimin e Zekatit në dirthëra dhe frute janë:
1- Të jenë që maten dhe dispozohen.
2- Të arrijnë nisabin – sasinë e duhur e cila është: 5 eusuk , që përafërsisht janë 672kg

Sasia e cila duhet të nxirret si Zekat:
– Nëse ujitja është natyrore (prej shiut) duhet të nxirret 1/10 që është e barabartë me 10% prej drithërave dhe frutave.
–  Nëse drithërat apo frytet ujiten me punë, siç ndodh në kopshte që ujiten nga puset (me ujitje artificiale) duhet të nxirret gjysma e 1/10 që është e barabartë me 5% prej drithërave dhe frutave.

Koha e detyruar për nxjerrje: në të korrat dhe vjeljet.

Kujt i jepet Zekati

Allahu i Madhëruar këtë çështje e ka rregulluar vetë duke mos i lënë njerëzit të bëjnë zgjidhje, në Kur’an thotë:
إنما الصدقات للفقراء والمساكين والعاملين عليها والمؤلفة قلوبهم وفي الرقاب والغارمين وفي سبيل الله وابن السبيل فريضة من الله والله عليــــــم حكيم
“All-llahu caktoi obligim që lëmosha (Zekati) t’ju takojnë: të varfërve (nevojtarëve), të ngratëve, punonjësve (që e tubojnë), atyre që duhet përfituar zemrat, e duhet dhënë edhe për lirim nga robëria, të mbyturve në borxhe, (luftëtarëve), në rrugën e All-llahut dhe atij që ka mbetur në rrugë. All-llahu e di gjendjen e robërve, punon sipas urtësisë së vet.”)Teubeh: 60).

Nga kjo kuptohet se ata të cilët e meritojnë Zekatin janë tetë grupe:

1) Të varfërit (nevojtarët) – janë ata të cilët nuk arrijnë t’i plotësojnë së paku gjysmën e nevojave të tyre. Shembull: Nëse përgjegjësi i familjes nuk mund t’i plotësoj nevojat familjare as gjysëm viti, atëherë i jepet zekati që ti plotësojë nevojat e tërë vitit.

2) Të ngratët – janë ata të cilët kanë mudësi ti plotësojnë  nevojat e gjysmës së vitit apo më shumë por nuk i plotësojnë nevojat e tërë vitit. Të tillëve u ndihmohet që ti plotësojnë nevojat e tërë vitit.
Por nëse personi në fjalë nuk ka të holla për tërë vitin por posedon ndonjë burim të rrjedhshëm, sikur që është qiraja apo rroga e cila do ti mjaftojë për kryerjen e nevojave, atëherë këtij nuk i takon Zekati sepse i Dërguari (salaAllahu alejhi ve selem) ka thënë: “Nuk ka hise në të i pasuri dhe as i forti që ka mundësi për fitim” (EbuDavudi).[2]

3) Punonjësit –ata janë njerëz të cilët i cakton udhëheqësi për tua marrur Zekatin të pasurve, kujdesen për të dhe ua shpërndajnë atyre që u takon.
Këta marrin nga Zekati varësisht nga puna e tyre që e bëjnë.

4) Atyre që duhet përfituar zemrat – e ata janë kryetarët e fiseve të cilët janë të dobët në besimin e tyre, të cilëve u jepet nga Zekati për t’ua përfituar zemrat që në të ardhmen të jenë thirës në Islam dhe të jenë shembull për të mirë.
Lind pyetja: Nëse një përson është i dobët në Islam por nuk është nga përgjegjësit apo kryetarët të cilët pasohen, por është nga njerëzit e thjeshtë, a i takon atij Zekati apo jo?
Disa nga dijetarët e shohin se duhet t’ju jepet, sepse dobia e Islamit është më e madhe sesa dobia e personalitetit dhe pozitës. Nëse ai është i varfër do të merrte nga Zekati për ushqimin e trupit, ndërsa ushqimi i zemrës me besim është më i dobishëm. Ndërsa disa të tjerë janë të mendimit se nuk i takon Zekati pasi që çështja e forcimit të besimit të tij është çështje dobija e të cilës i kthehet vetëm atij.

5) Dhënia e Zekatit për lirim nga robëria : që nënkupton blerjen e robëve dhe lirimin e tyre, ndihmimi i atyre që kanë bërë kontratë pagese për tu liruar nga robërija dhe lirimi i të burgosurve mysliman.

6) Të zhyturit në borxhe: jatë ata të cilët janë zhytur në borxhe dhe nuk kanë mundësi t’i shlyejnë ata. Të tillëve u ndimohet derisa t’i kthejnë borxhet e tyre pa marrë parasysh a është sasi e vogël apo e madhe edhe nëse ata kanë për të ngrënë.
Shembull: Nëse kemi një përson i cili ka një burim të hollash të cilat i mjaftojnë për ushqimin e vetes dhe familjes së tij por ai ka një borxh të cilin nuk mund ta shlyen, atëherë atij i jepet nga Zekati derisa ta kthen borxhin.[3]
Duhet pasur parasysh se nëse borxhliu i ka borxh një të varfëri dhe i kthehet atij borxhi, nuk llogaritet kthimi i borxhit ndihmë e fukarasë (pasurija e caktuar e Zekatit nuk shfrytëzohet dy herë).
Disa dijetarë kanë pasur mospajtim nëse djali i ka borxh babës dhe e kundërta, a u ndihmohet atyre për kthimin e borxhit apo jo?
Mendimi më i vërtetë është se duhet tu ndihmohet.
Është e lejuar që ai person i cili posedon Zekat duke e ditur se borxhliu nuk ka mundësi ta shpaguan borxhin, të shkon tek personi që i është marrur borxh dhe t’ia shpaguan borxhin nga Zekati edhe nëse borxhliu nuk ka njohuri për këtë gjë.

7) Në rrugën e Allahut : që nënkupton luftën në rrugën e Allahut – Xhihadin, duke u dhënë luftëtarëve pasuri që u nevojitet atyre për luftë, me qëllim të përmbushjes së kërkesave të tyre ushtarake.
Në rrugën e Allahut nënkupton gjithashtu edhe diturinë fetare, ku ju jepet nxënësve për nevojat e tyre siç janë librat apo nevoja tjera nëse ata nuk kanë mundësi t’i plotësojnë vetë ato nevoja.

8) Atij që ka mbetur në rrugë: Person i cili është larg vendit të tij dhe për shkak të ndonjë aksidenti të padëshiruar ka mbetur larg vendit të tij, pa patur mundësi që të  kthehet, ose për shkak se nuk ka aspak të holla për tu kthyer apo ka të holla, mirëpo nuk i mjaftojnë që me to të kthehet deri në vendin e vet. Andaj këtij njeriu i jepet prej Zekatit aq sa i nevoitet për udhëtimin e tij deri në vendin e vet.

Këta janë grupet të cilët i ka përmendur Allahu i Madhëruar në librin e tij dhe na ka treguar se kjo është një obligim nga Ai, obligim i cili buron nga dituria dhe urtësia e Allahut.

Nuk lejohet që Zekati të jepet në gjëra tjera siç janë: ndërtimi i xhamiave, ndërtimi i rrugëve, pasiqë Allahu i ka përkufizuar këta grupe, ndërsa përkufizimi nënkupton se grupeve tjera nuk u takon një gjë e tillë.
Nga kjo kuptojmë edhe urtësinë e Krijuesit në obligimin e Zekatit, ku vërehet qartë urtësia e Tij për ndërtimin e një shoqërie të shëndoshë dhe të përkryer sipas mundësive.

Përktheu dhe përshtati: Senad Ramadani


 


[1] Nëse personi posedon arë 18 karat , apo 16karat, atëherë llogaritet kështu:
Për arin 21kr:    85gr x 24kr = 2040 : 21kr =  97.143gr
Për arin 18kr :     85gr x 24kr = 2040 : 18kr = 113.4gr
Për arin 16kr:      85gr x 24kr = 2040 : 16kr = 127.5gr

Mirëpo nëse është i përzier atëherë  llogaritet kështu:
Shembull, kemi 60gr arë 21kr, 35gr arë 18kr ,40gr arë 16kr
Llogaritja: 60gr x 21kr = 1260 : 24 = 52.4gr arë    24kr
35gr x 18kr = 630   : 24 = 26.25gr arë  24kr
40gr x 16kr = 640   : 24 = 26.67gr arë  24kr
Rezultati = 52.4 + 26.25 + 26.67 = 105.32gr ar 24kr, për të cilin do të jepni 2.5% zekat. Sh.P.

[2] Një person i cili gjen punë dhe është i aftë për punë por nuk punon nga dembelija, këtij si takon Zekati. Sh.P.

[3] Normal se përgjegjësit për çështjet e Zekatit e shqyrtojnë hollësisht çështjen e borxhit, pse është marrur, sa është marrur, mundësin për kthim, etj, që të mos mendon dikush që është i lirë të merr borxh për gjëra të panevojshme dhe pastaj pret nga Zekati ti shpaguhet borxhi në fjalë. Sh.P.

Artikulli paraprakBE-ja kërkon nga punonjësit e saj të mos përdorin inteligjencën artificiale
Artikulli tjetërPse fluturimet drejt dhe nga Gjermania janë kaq të shtrenjta?