Zbulohet makina e parë elektrike e Volkswagen

Makina e parë tërësisht elektrike ID 4 e kategorisë SUV nga Volkswagen është bërë publike nëpërmjet disa imazheve. ID 4 do të shitet në SHBA, Kinë dhe Evropë ndërsa prodhuesi gjerman ka parashikuar debutimin e plotë të makinës në verë.

Makina do të përshkojë një distancë prej 482 kilomtrash me një karikim të vetëm dhe është ndërtuar mbi të njëjtën platformë modulare si makinat e tjera ID të Volkswagen.

Fotot e publikuara ditën e mërkurë zbulojnë pamjen e jashtme të makinës, e cila është e dizajnuar njësoj me pjesën tjetër të linjës.

Dizajni i ID 4 modern është me linja më të lakuara sesa SUV si Tiguan dhe Atlas. Ajo që i mungon kësaj makine është hija blu e një anije hapësinore, karakteristike për makinat elektrike. Modeli ID 4 me rrotat e para aktive do të ketë 201 kuaj fuqi ndërsa me katër rrotat aktive plot 302 kuaj fuqi. BM

Artikulli paraprakGjermani, sektori i prodhimit do të pësojë humbje prej 390 miliardë euro
Artikulli tjetërFacebook, Google dhe Twitter, dëshmi në Kongres për sigurinë e zgjedhjeve